Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Me 1 Nëntor fillon regjistrimi i tokës bujqësore. - Bujqesia.eu

Me 1 Nëntor fillon regjistrimi i tokës bujqësore.

0

toka

Përfundimisht regjistrimi i tokave bujqësore në Kosovë do të fillojë më 1 nëntor të këtij viti, pas shtyrjeve të vazhdueshme qysh nga viti i kaluar.

Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë kanë bërë të ditur se regjistrimi i fundit i tokave bujqësore në vend ka ndodhur qysh në vitin 1960.

Sipas tyre, në mungesë të regjistrimit qysh prej më shumë se pesë dekadash institucionet e vendit nuk kanë të dhëna të sakta rreth tokës bujqësore që është në dispozicion të bujqve.

Adil Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e regjistrimit të tokave bujqësore.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet tjera relevante, kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e regjistrimit të bujqësisë. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është hartuar edhe ligji mbi parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe organizimin e regjistrimit, të cilat janë jetike për realizimin e regjistrimit të përgjithshëm bujqësor, i cili ka qenë i planifikuar të realizohet në nëntor të vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Sipas tij, mosregjistrimi i tokave bujqësore ka krijuar huti, sepse sipas Berhamajt, nuk dihet se sa hektarë tokë kanë humbur deri më tani.

“Më regjistrimin e bujqësisë, do t’i kemi të dhënat e sakta për tokën bujqësore në vend, pasi që në mungesë të këtij procesi dhe në mungesë të një instituti për hulumtime të tilla në sektorin e bujqësisë, ne nuk kemi të dhëna se sa tokë bujqësore kemi humbur deri më tani, pasi që regjistrimi i tokave bujqësore për herë të fundit është bërë në vitin 1960”, ka thënë ai.

Sipas tij, numri i personave që do të marrë pjesë në regjistrim do të jetë 3300 veta.

Edhe Imer Rusinovci, ekspert i bujqësisë, ka thënë se mosregjistrimi i tokave bujqësore në vend për vite të tëra ka sjellë probleme të theksuara.

“Në mungesë të këtij regjistrimi, ne nuk kemi pasur të dhëna rreth tokave që i kemi pasur ato që i kemi humbur dhe po i humbin çdo ditë nga ndërtimet e shumta. Deri më tash rreth tokave bujqësore në vend, institucionet e vendit kanë dalë në shifra të pavërteta”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky regjistrim do të paraqesë prioritet të madh për shfrytëzuesit e tokave.

Projekti për regjistrimin e bujqësisë do të implementohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe kap vlerën e 4.7 milionë eurove. Rreth 2.3 milionë euro kanë mbetur nga regjistrimi i fundit i popullsisë, kurse pjesa tjetër do të financohet nga Komisioni Evropian, donatorë të tjerë dhe buxheti i Kosovës.