Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 10 momente të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit - Bujqesia.eu

10 momente të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit

0

Neuseeland Matauri Bucht Schiffswrack

Nxitje për lëvizjen anti-bërthamore

Më 10 korrik 1985 shërbimi sekret francez fundosi në det “Rainbow Warrior”. Aty vdiq fotografi i Greenpeace, Fernando Pereira. Anija po shkonte nga Zelanda e Re për të protestuar kundër testimit bërthamor në Mururoa Atoll. Për të penguar këtë një agjent e fundosi anijen me anë të minave nënujore. Edhe sot skeleti i anijes ndodhet në portin e Auckland.

DDT Aerosol als Insektenspray
Fillimi i lëvizjes ekologjiste mbarëbotërore

“Pranvera e heshtur” (“Silent spring”) është titulli i një libri të botuar në vitin 1962 nga biologia Rachel Carson. Ajo paralajmëron për ndotjen e mjedisit, të kafshëve dhe njerëzve me pesticide, sidomos me insekticidin DDT. Me sukses – bestselleri çoi në ndalimin e DDT. Sot libri quhet shpesh pikënisja e lëvizjes globale ekologjiste.

Symbolbild Treibhausgase Klimawandel Umweltverschmutzung

Vendime të rëndësishme

Konferenca Botërore e OKB-së në vitin 1972 në Stokholm ka qenë samiti i parë ndërkombëtar për temën e mjedisit. Ajo konsiderohet si pikënisja e politikës ndërkombëtare mjedisore. Në vitin 1979 në konferencën e tretë të OKB-së u nënshkrua Protokolli i Kiotos për ndryshimet klimatike COP3 – marrëveshja e parë detyruese e vendeve të industrializuara për të reduktuar emetimet e gazit, transmeton DW.

Bildergalerie Bündnis 90 Die Grünen Luftballons

Gjermania: Vijnë të Gjelbrit

Në zgjedhjet parlamentare me 6 mars 1983 të Gjelbrit (sot Aleanca 90/Të Gjelbrit) mundën të hyjnë në Bundestag. Në atë kohë të tallur nga shumë njerëz, sot ato janë prej kohësh pjesë e peisazhit politik. Më 30 qershor 2011 Bundestagu vendosi me shumicë daljen nga energjia bërthamore. Një moment historik – edhe pse ende një rrugë e gjatë.

Onlineartikel Bhopal Madhya Pradesh Indien Chemie Katastrophe Unfall Opfer Umwelt

Katastrofa në Bhopal

Në vitin 1984 një re gazi doli nga një fabrikë kimike në Bhopal, në Indi. Kimikatet dëmtuan lëkurën, mushkëritë dhe mukozat e banorëve. Vlerësimet variojnë nga 3.800 deri në 25.000 të vdekur, deri në gjysmë milioni njerëz u plagosën. Shumë vuajnë ende sot nga pasojat dhe uji në këtë zonë është ende i kontaminuar.

Tschernobyl Sperrzone Archivbild 2011

Nëna e katastrofave bërthamore

Më 26 prill 1986 në centralin bërthamor të Çernobilit në Bashkimin e atëhershëm Sovjetik ndodhi katastrofa më e keqe bërthamore në histori. Aty u çliruan sasi të konsiderueshme rrezatimi radioaktiv. Kjo çoi në një riaktivizim të lëvizjes botërore antibërthamore.

USA Alaska Tanker Unglück Exxon Valdez 1989 Prince William Sund Schiff

A parandaloi Exxon Valdez gjëra edhe më të keqia?

Në vitin 1989 cisterna Exxon Valdez hasi pranë Alaskës në shkëmbinj koralesh. Mbi shumë 40 milion litra naftë rrodhë jashtë. Kjo është një sasi relativisht e vogël, por me pasoja të mëdha. Megjithatë fatkeqësia ndodhi në kohën e duhur për të nxjerrë mësime për planet e mëdha të industrisë së naftës në Arktik. Sa më shumë të naftë të nxirret, aq më i madh është rreziku i aksidenteve.

Documentary Film Editing Award 'If A Tree Falls'

Fillimi i ekoterrorizmit

Earth Liberation Front, shkurtimisht: ELF (Fronti për Çlirimin e Tokës), në vitin 1998 vendosi zjarr në Vail, një vend skijimi në SHBA, për arsye se po prishej hapësira e jetesës së rrëqebujve. Një veprim që e bë i njohur në SHBA si “ekoterrorizëm”. ELF është klasifikuar nga FBI si “grup terrorist i brendshëm i shkallës së parë”.

Norwegen Friedensnobelpreis für Gore und UN-Klimarat

Çmim Nobel për mbrojtjen e klimës

Në vitin 2007 çmimin Nobel për Paqe e mori ish-zëvendëspresidenti amerikan Al Gore dhe Këshilli për Klimën në Botë IPCC. Ata u nderuan për përpjekjet e tyre për të përhapjen dhe zgjerimin e informimit lidhur me ndryshimin e klimës nga njeriu. Në këtë mënyrë mënyrë ato vunën bazat për masat e mëtejshme për mbrojtjen e klimës globale, argumentoi Komiteti i çmimit Nobel.

 Indonesien Plastikmüll auf dem Strand von Bali

Kudo plastikë

Shishe plastike, qese plastike, mbeturina plastike: kafshët ngaterrohen në mbeturina dhe u merret fryma. Kjo ndot plazhet dhe detet. Një problem i vazhdueshëm, kundër të cilit ne nuk kemi gjetur deri tani zgjidhje.