Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 30 biznese në Panairin e Verës - Bujqesia.eu

30 biznese në Panairin e Verës

0
panairi i venes
Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, sot hapet Panairi i parë i Verës. Në të do të promovojnë produktet e tyre 30 biznes e vendase.
Panairi i Verës, i cili është i organizuar nga Asociacioni për Zhvillim Rajonal, me mbështetjen financiare nga zyra e Bashkimit Evropian, ka për qëllim ekspozimin dhe debutimin e të gjitha produkteve vendase.
Sipas menaxheres së këtij projekti, Arzana Mulolli – Ajeti, një tjetër qëllim i tyre është që të inkuadrojnë në këtë panair edhe gratë sipërmarrëse.
Mulolli – Ajeti ka bërë të ditur se interesimi për pjesëmarrje në këtë panair nga ana e sipërmarrësve vendas ka qenë i lartë.
Panairi i Verës po organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe organizatën joqeveritare “Gratë për gratë”.