Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 4500 vjet nga fillimi i përdorimit të pesticideve - Bujqesia.eu

4500 vjet nga fillimi i përdorimit të pesticideve

0

pesticidet

Përdorimi i pesticideve përbën një nga investimet themelore në teknologjinë e kultivimit, kurse kontrolli biologjik i parazitëve, në kuadrin e luftës së integruar, akoma nuk mund të përmbushë kërkesat e popullsisë në botë. Sikurse njeriun dhe shtazët që i sulmon një numër i madh i sëmundjeve dhe agjentësh tjerë të dëmshëm, po ashtu edhe bimët janë të sulmuara nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barërat e këqija.

Pesticidet nuk munden me qenë zgjidhje e përhershme në mbrojtjen e bimëve, edhe pse janë efikase, me kalimin e kohës natyra ia kthen goditjen duke krijuar lloje të ndryshme rezistente të dëmtuesve. Kështu që për këtë arsye pesticidet kanë filluar të janë më pak efikase apo nuk kanë fare efikasitet, prandaj edhe duhet shikuar për preparate të reja, apo metoda të reja për menaxhimin e dëmtuesve. Për këtë arsye në ditët e sotme menaxhimi i dëmtuesve fokusohet mjaft shumë në mbrojtjen integrale, që përfshin sisteme të ndryshme për menaxhimin e dëmtuesve.

Përdorimi i pesticideve kërkon një menaxhim për të plotësuar parametrat e mësipërm, dhe sfidat e kohës, për të qenë sa më pak të dëmshëm për njerëzit, për ndotjen e mjedisit dhe për vetë kulturat bujqësore.

Pesticidi i parë që është njohur ka qenë squfuri elementar pluhur, i përdorur në Sumeria rreth 4,500 vite më parë. Nga shekulli i XV-të, kimikatet toksike të tilla si arseniku, merkuri, dhe plumbi janë përdorur tek bimët për tu mbrojtur nga dëmtuesit.

Në shekullin e XVII-tё, sulfati i nikotinës, i cili është ekstraktuar nga gjethet e duhanit është përdorur si insekticid. Në shekullin e XIX-të, fillojnë të përdoren pesticidet natyrale, pyrethium i përgatitur nga chrysanthemums, dhe rotenone e cila ekstrahohet nga rrënjët e disa perimeve tropikale. Prevost me 1807 i pari ka përdorur CuSO4 (sulfatin e bakrit) kundër sëmundjeve të grurit.

Nga disa burime konsiderohet që vitet 1940 – 1950, të kenë qenë si starti “erës së pesticideve”. Përdorimi i Pesticideve është rritur 50-fish që prej 1950 dhe 2.5 milion ton pesticide industriale janë përdorur çdo vit . 65% të të gjithë pesticideve në botë janë përdorur në vendet e zhvilluara, por, përdorimi i tyre njeh rritje edhe në vendet në zhvillim.

Shumica prej këtyre mjeteve për mbrojtjen e bimëve janë toksike jo vetëm për agjentët e dëmshëm biologjik por edhe për organizma të dobishëm, shtazë dhe njeriun (Demaj, 2006; Pleho, 1995; Pesticide Action Network, 2011). Gjithashtu hedhja e ambalazhit të pesticideve rrezikon mjedisin-ujin, ajrin dhe tokën, por edhe njerëzit dhe kafshët (Šarić dhe Gadžo, 1998).

Në disa vende të Evropës p.sh. në Finlandë është zvogëluar përdorimi i pesticideve me disa masa siç janë: përdorimi i pesticideve vetëm aty ku është e domosdoshme, rregullimin e pompave spërkatëse dhe përdorimin e metodave tjera alternative për mbrojtjen e bimëve (Salonen, 1993).

Vlerat e pesticideve të përdorura nga fermerët gjatë një viti në shkallë botërore llogaritet të jetë me dhjetar milion USD (dollar). Gjithashtu Politikat e përbashkëta të bujqësisë në BE (CAP-Common Agricultural Policy) kanë ndikuar në reduktimin e përdorimit të herbicideve dhe pesticideve tjera. Ndërsa për momentin është në fuqi direktiva 2009/18/EC e BE-së për shfrytëzim të qëndrueshëm të pesticideve (http://eur-lex.europa.eu/).

Helmimet akute me pesticide i kanë marrë jetën shumë njerëzve në bazë të disa shënimeve përafërsisht 500 vetë në tërë botën humbin jetën nga pesticidet me shkallë të vdekshmërisë 1% (Demaj, 2006) dhe shumë peshq dhe zogj (Cheng, 1990). Koncentrimet e detektuara në peshq janë ndër me të mëdhatë të raportuara ndonjëherë në literaturë dhe organizmave tjerë të gjallë gjithashtu që janë të kontaminuar (Bocquené and Franco 2005; Coat et al., 2006).

Si pasojë e ndotjes së ushqimit, rrezikimit të shëndetit të njeriut, prishjes së ekuilibrit ekologjik nga përdorimi i pesticideve dhe disa faktorëve tjerë lindi nevoja e gjetjes së rrugëve tjera alternative për plotësimin e këtyre kërkesave siç janë shëndeti i konsumatorëve, zhvillimi i qëndrueshëm, ruajtja e ambientit, plotësimi i kërkesave të konsumatorëve, ruajtja e ciklit ushqyes natyral, biodiversiteti etj.

Një mbështetje për një zhvillim të qëndrueshëm bujqësor duke përdorur pesticide në mënyrë të kontrolluar japin strategjitë e Mbrojtjes integrale të bimëve -IPM (Integrated Pest Managament), të cilat reduktojnë riskun në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe ndikimin në mjedis.