Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 7 Ushqime natyrale për të lehtësuar inflamacionin - Bujqesia.eu

7 Ushqime natyrale për të lehtësuar inflamacionin

0

ushqimet per inflamacion

Ka disa ushqime jashtzakonisht të mira që mund të lehtësojnë dhimbjet e inflamacionit në pjesë të ndryshme të trupit siq janë gishtrinjët dhe nyjet.

Më poshtë gjendet lista me disa prej këtyre ushqimeve.

1.Yndyrnat e mira
Nëse ju keni qenë duke përdorur vaj perimesh për një kohë të gjatë, kjo është koha për ta hedhur atë jashtë kuzhinë. Në vend të kësaj, përdorni vaj ulliri i cili përmban aftësinë e goditjes së dhimbjeve të inflamacionit me omega-9 acid yndyror dhe acid oleik. Nëse vaji i ullirit nuk është në dispozicion, zëvendësues i mirë do të jetë vaji i avokados ose fara e rrushit. Vaj ekstra i virgjër ulliri është gjithashtu një zëvendësim i shkëlqyer jo vetëm për aftësinë e tij për të izoluar inflamacionin, por edhe për efektet e tij të mira në zemër dhe në tru.
2.Hani peshk në vend të mishit
Acidet yndyrore Omega janë materie ushqyese të mira për trajtimin e inflamacionit. Këto acide për fat të keq mungojnë në mishin e kuq që njerëzit duan ta hanë. Mish i kuq në të vërtetë përmbanë sasi të larta të kripës dhe kolesterolit. Kaloni në ushqim me mish të peshkut të pasur me proteina si bas, shojza e Atlantikut Verior, dhe salmon. Këta peshq kanë sasi të larta të omega-3 acideve yndyrore.
3.Arrat dhe frutat
Arrat dhe frutat janë burime të mira të yndyrnave të mira.Nën këtë kategori janë lajthiat,farat e lulediellit,bajamet dhe arrat.Luleshtrydhet,Boronicat,qershiat,dhe mollat janë gjithashtu të mira kundër inflamacionit.Këto të gjitha përmbajnë përbërs anti-inflamator dhe antioksidues.
4.Hudhra kundërmuese
Hudhra që nuk mban erë të mirë mund të bëjë mrekulli shëndetësore, dhe së voni është zbuluar që ka veti anti-inflamatore.
5.Barishtet
Barishtet kanë sasi të mëdha të materieve ushqyese, dhe shumë prej barishteve ju mund t’i gjeni përreth jush.Shafrani i Indisë,trumza,majdanozi,rozëmarina, dhe specat e djegës janë disa prej bimëve që janë në dispozicion.Këtyre mund t’u shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën.
6.Ëmbëlsirat
Disa nga përbërësit e ëmbëlsirës kanë veti të fuqishme anti-inflamatore. Çokollata është një shembull i mirë, së bashku me arrat dhe frutat të cilat kanë qenë të cituar më lart.Ëmbëlsirë e mirë do të jetë diçka që përdor çokollatë me 70% ose më të lartë si dhe ka përmbajtjen e pastër kakao, ka një përmbajtje të ulët të yndyrës dhe është e rëndë me arra dhe fruta.
7.Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër, i njohur për aftësinë e tij ndaj rreziqeve të ulëta të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është një luftëtar i fuqishëm i inflamacionit. Pini çaj të gjelbër të kombinuar me limon dhe ju do të keni një ekip të fuqishëm që efektivisht kontrollon inflamacionin dhe rrit nivelet e antioksidantëve në gjak.