Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 8 ushqime të shëndetshme për stinën e verës - Bujqesia.eu

8 ushqime të shëndetshme për stinën e verës

0

boronica

Vera po afron, dhe ushqimet janë një faktor kyç që luajnë rol të  rëndësishëm në shëndetin tonë, dhe kryesisht në hidratimin e trupit.

Duhet bërë një zgjedhje e shëndetshme ushqimesh të freskëta. Ja tetë prej ushqimeve që duhen konsumuar në stinën e verës:
1. Misri
Dy antioksidantët që ndodhen tek misri, lutein dhe zeaksantinë – na ndihmojnë kundër rrezeve dëmtuese të diellit. Për sytë, ato janë si syze dielli natyrale.
2. Kafe me akull
Një kafe e shoqëruar me akull është një mënyrë e mirë për të nisur mëngjeset e verës. Një filxhan në ditë ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të lëkurës
3. Qershitë
Ato sjellin një sërë për fitimesh shëndetësore. Lëngu i qershisë na ndihmon të bëjmë një gjumë më të mirë gjatë netëve të nxehta të verës. Antioksidanti antocianin i ndodhur tek qershitë redukton yndyrat.
4. Domatet
Pa dyshim që kremi për trupin do të jetë në radhë të parë për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit në verë. Por duke konsumuar domate, i bëni një tjetër të mirë vetes duke e mbrojtur lëkurën nga djegia. Kjo falë antioksidantit likopene që domatja e kuqe përmban
5. Shalqiri
Duke qëndruar të hidratuar mbani në formë kujtesën tuaj dhe humorin. Mbani trupin tuaj të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës
6. Manaferrat
Manaferrat janë një burim i mirë fibrash që ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e rritjes së peshës.
7. Çaji i ftohtë
Sigurisht një gotë me çaj të ftohtë në një ditë të nxehtë do t’ju freskojë. Përveç kësaj ndihmon në parandalimin e sëmundjes së diabetit dhe sëmundjes Alzheimer.
8. Boronica
Boronica e freskët është një trajtim special. Antioksidantët që boronica përmban ndihmojnë në shmangien e lodhjes së muskujve.