Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 A është sëmundja e gjedheve që ka kapluar tërë Ballkanin, e rrezikshme edhe për njeriun? - Bujqesia.eu

A është sëmundja e gjedheve që ka kapluar tërë Ballkanin, e rrezikshme edhe për njeriun?

0
Në bazë të ekspertëve, të cilët e njohin mirë këtë sëmundje dhe fakteve të Organizatës Botërore të Ushqimit  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) E  kosoves nuk po e thotë të vërtetën rreth kësaj sëmundje.
Veterinerët alarmojnë se nuk duhet konsumuar mishin dhe qumështin e kafshëve me sëmundje gungore.
Ndërkaq, në disa fletushka të shpërndara nga institucioni i vetëm kompetent për sigurinë e ushqimit thuhet se mishi i kafshëve të sëmura me këtë sëmundje mund të konsumohet lirisht.
“Por sa e vërtetë është kjo?”, pyet veterineri Fazli Shabani sipas të cilit “në faqen zyrtare te FAO-s si organizata me e njohur botërore për çështjet e bujqësisë dhe ushqimit thuhet e kundërta”.
Gjithashtu, sipas tij të dhënat më të reja të konferencave shkencore e thonë të kundërtën e asaj çfarë thuhet nga AUV dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë.
“Në të gjithë literaturën dhe organizatat botërore që merren me çështjen e sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në mënyrë recidive thuhet se kafshët e infektuara duhet te shkartohen dhe te shkatërrohen ne mënyrë te kontrolluar”, thotë Shabani.
Sikur të lejohej konsumi, sipas tij, atëherë aty do të thuhej se kafshët e infektuara duhet të theren dhe të konsumohen e jo e kundërta.
“Këto deklarata të zyrtarëve shtetëror në lidhje me ketë çështje u hapën rrugën tregtareve të kafshëve si dhe përpunuesve të mishit që të shfrytëzojnë rastin duke i dëmtuar fermerët ekonomikisht dhe duke cenuar seriozisht shëndetin publik të qytetarëve”.
Bazuar në njoftimin e AUV blerja, therja dhe shitje e mishit të kafshëve të sëmura është e ligjshme, pra siguria ushqimore   është në mëshirë të tregtarëve.
“Duke mos pasur mundësi ta ndryshoj këtë realitet të hidhur tragjik, unë ju bëj thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me mishin që e konsumojnë, sepse mishi i kafshëve të sëmura me këtë sëmundje është i pa konsumueshëm për njeriun dhe paraqet rrezik për shëndetin”, apelon Shabani.
Ai kërkon nga organet kompetente shtetërore të distancohen nga politika dhe të kryejnë punën profesionale për të cilën ata paguhen dhe janë të ngarkuar ta bëjnë.
Gazeta Fjala është në pritje të përgjigjeve nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit lidhur me tregtimin e kafshëve dhe konsumin e produkteve të gjedheve të prekura me këtë sëmundje. Deri më tani në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.
Fakte të FAO për sëmundjen gungore të lopëve
Në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Ushqimit, në listën e sëmundjeve jepen sugjerime se si të veprohet në këtë rast me lopët të cilave u janë shfaqur.
“  Trupi i një lope kur tregon shenja të lehta të sëmundjes, pa ethe (pa temperaturë të lartë) dhe pa shenja të përgjithshme të sëmundjes lejohet të konsumohet me kusht të trajtimit me temperaturë të larta, dhe të gjitha organet e prekura janë të ndaluara për konsum. Në rastet kur lopa në examinim tregon shenja të infeksionit akut të gjeneralizuar të shoqëruar me ethe, ndalohet për konsum”, thuhet në faqen e FAO-s.
Këtu, sipas veterinerit FAO flet për kafshët cilat therën pa shfaqur shenja të jashtme klinike, d.m.th pa shfaqur shenja të sëmundjes. Ndërsa në rastet kur kafsha ka shenja, atëherë as që bëhet fjalë për konsum.