Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 A përmban shumë hekur spinaqi? - Bujqesia.eu

A përmban shumë hekur spinaqi?

0

spinaqi

Spinaqi është në dispozicion gjatë tërë vitit, veçanërisht gjatë dimrit. Mund të përgatitni si sallatë, paragjellë, por edhe ushqim kryesor. Spinaqi fsheh shumë përparësi shëndetësore, ndërsa ne ju sjellim më të rëndësishmet.

Spinaqi është burim i pasur me fitonutrientë të cilët përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nga krijimi i shumë sëmundjeve. Ka vlerë të ulët kalorike dhe përqindje të ulët të yndyrave (100 g spinaq të freskët përmban vetëm 23 kalori).

Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterinës.

100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 për qind të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve. Reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga veprimi i radikaleve të lira.

Spinaqi është i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjenerimi makular.

Vitamina A do të ruajë shëndetin e lëkurës dhe syve. Konsumi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminën A do të mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe mushkërive.

Spinaqi përmban vitaminën K. Vetëm 100 g spinaq i freskët ofron madje 402 ug të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K. Vitamina K do të forcojë eshtrat tuaja, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar që mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Kjo perime me gjethe të gjelbra është burim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çrregullimeve të lindura tek bebet.

Vetëm 100 gram spinaq të freskët do të ofrojë rreth 47 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Vitamina C është antioksidant i fuqishëm i cili ndihmon trupin ta forcojë imunitetin dhe parandalojë krijimin e sëmundjeve të ndryshme.

Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri. Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve. Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar rruazat e kuqe të gjakut. Zinku është i nevojshëm për rritje dhe zhvillim, prodhimin e spermës kualitative dhe përmirësimin e tretjes.

Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3 të cilat përmirësojnë koncentrimin, shëndetin e sistemit kardiovaskular, mbrojnë nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër.

Blerja dhe ruajtja

Spinaqi më së shumti është në dispozicion gjatë muajve dimërorë. Zgjidhni spinaqin i cili ka ngjyrë të gjelbër të mbyllët dhe ka gjethe të freskëta. Shmangni spinaqin i cili ka shenja siç janë pikat e verdha.

Spinaqin pastrojeni mirë dhe zhyteni në ujë të njelmët 30 minuta për të larguar tërë pluhurin, papastërtitë dhe pesticidet.

Edhe pse në frigorifer mund të qëndrojë edhe deri në një javë, më së miri do të ishte ta konsumoni të freskët sepse atëherë do të shfrytëzoni të gjitha veçoritë ushqyese të këtij ushqimi të çuditshëm.

Kujdesi

Ringrohja e spinaqit mund t’i shndërrojë nitratet në nitrite, ndërsa nitrosaminet në baktere të caktuara. Këto kompozime mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme, veçanërisht për fëmijët.

Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të jenë të kujdesshëm me konsumimin e spinaqit sepse është i pasur me kalium. Më së miri do të ishte që të këshilloheni me mjekun.

Spinaqi përmban acidin oksalinë i cili mund të shkaktojë gurë në veshka tek disa persona. Personat që tashmë kanë gurë në veshka kanë nevojë të kenë kujdes të veçantë në konsumimin e spinaqit, por edhe ushqimeve të tjera.