A po konsumojmë mish të klonuar? Ja përgjigjja e ekspertëve

0

Kanë kaluar dy dekada që kur delja Dolli e Skocisë u klonua, por konsumuesit botëror të mishit sigurisht janë kureshtarë të dinë se çfarë mishi po hanë dhe çfarë qumështi po pinë.

Lind pyetja: “A po shitet nëpër botë ushqim dhe qumësht i kafshëve të klonuara?”. Përgjigja është fare e thjesht: “Ndoshta”.

Duke cituar ekspertët, “Daily Mail” shkruan se në fakt nuk ka asnjë mënyrë që ta dimë të sigurt. Sipas tyre, rastet e klonimit të kafshëve janë duke u rritur me shpejtësi edhe në Europë, më shumë se kudo tjetër në botë.

As shkencëtarët nuk po mund të tregojnë dallimin e shëndetit të mishit të kafshës së klonuar dhe asaj jo të klonuar. Ndryshe nga kompanitë evropiane, ato në Amerikë duket se po prodhojnë qindra ose mijëra kafshë të klonuara çdo vit.

Ndërkohë një fabrikë klonimi për kafshët në Kinë, “Boyalife Group”, prodhon 100 000 lopë në vit, dhe ka për qëllim të shesë një milion copë deri më 2020.

“Daily Mail” shkruan se “Boyalife Group” punon me një partner korean të quajtur “Sooam” dhe Akademinë Kineze të Shkencave, për të përmirësuar primatin e teknologjisë së klonimit, për të krijuar teste më të mira të sëmundjeve të kafshëve që mund të transmetohen tek njerëzit.

“Pa e ditur fare, europianët janë sigurisht duke ngrënë mish nga kafshë të klonuara”, tha për “Daily Mail” Pauline Constant, një zëdhënëse e Zyrës Europiane për Shoqatat e Konsumatorit, me qendër në Bruksel.

Në shtator, shumica e Parlamentit Europian kërkoi jo vetëm një ndalim të kafshëve të klonuara, por edhe produkteve që dalin nga ato.