Agani kërkon nga “Ferronikeli” kujdes të shtuar ndaj mjedisit

0

largea_unnamed-31441640030

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Ferid Agani, së bashku më zëvendsministrin Ferat Shala, kanë pritur në takim menaxhmentin e lartë të kompanisë industriale “Ferronikeli”, me të cilët biseduan për implementimin e standardeve dhe kritereve të dala nga leja e integruar mjedisore, e lëshuar nga MMPH-ja, njoftoi shërbimi ipër media i Ministrisë.

Me këtë rast ministri Agani, para menaxhmentit të kësaj korporate dhe drejtorit të saj, Konstantine Rizopoulos, ka ngritur shqetësimet për deponinë e mbetjeve metalurgjike dhe nevojën për rehabilitimin e minierës së eksploatuar në fshatin Çikatovë.

Agani po ashtu ka kërkuar nga drejtuesit e “Ferronikelit” që të rrisin investimet në ruajtjen e mjedisit, të rrisin hapësirat e gjelbëruara në kufi me vendbanimet, të zvogëlojnë emisionet brenda kritereve, si dhe të vazhdojnë investimet në impiantin për trajtimin e ujërave atmosferik që rrjedhin nga parku industrial.

Të dy palët janë dakorduar që të krijohet një trupë e përbashkët profesionale e udhëhequr nga inspektorati i MMPH-së, që në baza mujore të kenë takim konsultativ dhe vlerësime për gjendjen në mjedis.

Në bazë të këtyre konstatimeve do të nxirren edhe rekomandimet për kompaninë industriale “Ferronikeli”.

“Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, por edhe mbarë menaxhmenti i saj, mbesin të përkushtuar në ruajtjen e mjedisit dhe siguron qytetarët që ndaj çdo operatori që nuk i përmbahen kushteve dhe kritereve të parapara, do të merren masa ndëshkimore dhe se një gjendje e tillë nuk do të tolerohet”, thuhet në komunikatën e MMPH.