Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Agjencia e Bujqësisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar sot marrëveshje. - Bujqesia.eu

Agjencia e Bujqësisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar sot marrëveshje.

0

ministrite

Agjencia e Bujqësisë së Kosovës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë kanë nënshkruar  marrëveshjen e parë të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Kjo marrëveshje do t’i ndihmojë të dyja vendet në procesin e zhvillimit të strukturave të tyre, si dhe do të përmirësojë aktivitetet e tyre në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ka thënë se format e tilla të bashkëpunimit janë të domosdoshme për të dyja shtetet, pasi që në këtë mënyrë sipas tij po arrihet fuqizimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të ndikojë në fuqizimin e mëtejmë të strukturave në agjencionet tona, gjë që do të sjell edhe lehtësira në realizimin e projekteve tona për zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, ka thënë Stavileci.
Ai po ashtu, tha se kjo marrëveshje është shembulli më i mirë i intensifikimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve dhe në këtë kuadër, Stavileci ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla edhe me shtetet e rajonit.
Në anën tjetër, kryeshefi i Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovës, Elhami Hajdari, ka thënë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në të mirën e të dyja agjencioneve, pasi që sipas tij kjo do të mundësojë edhe shkëmbimin e përvojave në këtë sektor. “Përmes kësaj forme ne kemi krijuar mundësinë e promovimit të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe përforcimit të përpjekjeve të vazhdueshme në fushën e interesave të përbashkëta lidhur me procesin e para anëtarësimit në BE dhe procesin pas anëtarësimit,si dhe përgatitjen e sistemit të gjithëmbarshëm të implementimit për përvetësim efikas dhe shfrytëzim të fondeve të para anëtarësimit të IPARD, si dhe më vonë fondeve të EAFRD dhe EAGF”, ka thënë kryeshefi Hajdari.
Ndërkaq, Suela Popa, kryeshefe e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në Shqipëri, tregoi se kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit që po e nënshkruajnë si agjencion. “Për interesin tonë të përbashkët, ne do të bashkëpunojmë reciprokisht, do të shkëmbejmë përvoja, njohuri dhe ekspertë të IPARD, në kuadër të kornizës së detyrueshme legjislative të BE-së, si dhe kornizës ligjore përkatëse të secilës palë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, kjo marrëveshje ndihmon agjencionet edhe në marrjen e hapave të nevojshëm me qëllim të marrjes së mjeteve të nevojshme financiare nga buxheti i tyre kombëtar dhe marrjen e mbështetjes financiare nga resurset ndërkombëtare.