Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Agjencia e komuna shtyhen për kompetenca, keqbërësit shkatërrojnë pyjet - Bujqesia.eu

Agjencia e komuna shtyhen për kompetenca, keqbërësit shkatërrojnë pyjet

0

Ereza1-684x388

Pyjet e Kosovës, si pasuri kombëtare, po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa institucionet shtetërore, ato qendrore dhe lokale, nuk janë duke mundur ta ndalojnë një gjë të tillë.
Ky është konstatimi i dalë nga edicioni i së hënës i emisionit të vetëm për ekonomi ne televizionet vendore, “Ekonomia me Erëzën”, në të cilin u trajtua tema e shkatërrimit të pyjeve.
Për këtë çështje, si të ftuar në studion e Erëza Vela Berishës debatuan drejtori për Pylltari në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, Faruk Bojaxhi, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit, Nasim Haradinaj, eksperti i ambientit, Behxhet Mustafa dhe Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës.
Përfaqësuesi i Agjencisë së Pyjeve, Bojaxhi tha se konflikti për kompetenca mes komunave dhe kësaj agjencie ka bërë që të krijohet një paqartësi, të cilën në mënyrën më të mirë po e shfrytëzojnë keqbërësit dhe përfituesit ilegalë.
Nga ana tjetër, Haradinaj tha që si drejtor për pylltari në komunën e Deçanit, nuk ka asnjë kompetencë për kujdesin ndaj pyjeve të zonës së tij të përgjegjësisë.
Njohësi i Ambientit, Behxhet Mustafa tha që shkatërrimi i pyjeve po ndodh për shkak të defekteve si në Agjencinë e Pyjeve ashtu edhe në drejtorit përgjegjëse komunale. Sipas tij Kosova nuk mundë të bëhet pjesë e BE-së përderisa nuk e zgjidhë çështjen e ruajtjes së pyjeve, ambientit, tokave pjellore dhe problemeve tjera të përafërta.
Përfaqësuesi i policisë në emision, Brahim Sadriu, tha se policia e Kosovës vazhdimisht bashkëpunon me APK-në dhe autoritete komunale, me qëllim parandalimin e dëmtimit të pyjeve. Sipas tij, gjatë këtij viti janë iniciuar 358 raste, ku përfshihen vjedhja e pyllit dhe transportimi i paligjshëm i masës drusore.
Në emision u tha se gjykatat nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre, pasi po japin dënime të buta për keqbërësit. Të ftuarit në emision propozuan konfiskimin e mjeteve të punës, si sharrat motorike dhe ato të transportit, për ata që kapen duke vjedhur pyjet.