Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Agroteknika e lulediellit - Bujqesia.eu

Agroteknika e lulediellit

0

field-of-sunflowers-penny-lisowski

Lulediellin duhet mbjellë në tokën që katër vite nuk është mbjellë kjo kulturë bujqësore. Nëse kjo pauzë është më e vogël, sëmurje të ndryshme të lulediellit do të jenë më intensive.  Herët e lëshon hapësirën prodhuese, kështu që mundëson që përpunimi i tokës të bëhet me kohë dhe në mënyrë cilësore.

Luledielli nuk toleron mono prodhimin, por është i mirë si para mbjellje për grurë dhe misër. Në tokë humusore luledielli është më i mirë si paraprijëse e grurit sesa e misrit. Përveç kësaj, misri i kultivuar pas lulediellit jep të njëjtat rezultate sikur kur mbillet pas grurit. Nuk duhet kultivuar menjëherë pas lëvrimit të livadhit dhe pas bimëve bishtajore shumëvjeçare. Në vise me thatësi, jonxha mund të jetë bimë paraprijëse  e papërshtatshme e lulediellit, sepse e thanë tokën, posaçërisht shtresat e thella nga të cilat luledielli furnizohet me ujë në periudha kritike.

Në viset ku sasia e të reshurave arrin 600 mm,  luledielli është i papërshtatshëm për jonxhën  dhe panxharin e sheqerit që mbillen në tokën ku luledielli ka qenë e mbjellë më parë. Luledielli, panxhari i sheqerit dhe jonxhajanë para mbjellje të papërshtatshme për njëra tjetrën vetëm atëherë kur  shuma e përgjithshme vjetore e të reshurave është nën 600 mm.

Përpunimi i tokës

Nëse luledielli mbillet pas tëmbjellave për të cilat toka është përpunuar në thellësi prej 35 deri 40 cm, për lulediellin mjafton thellësia  prej 30 cm, kurse  toka është punuar në thellësi deri në 20 cm, atëherë për luledielli nevojitet përpunimi i tokës në thellësi prej 35 cm. më së miri është që toka të përpunohet gjatë korrikut ose gushtit dhe më së voni në shtator.

Përpunimin themelor duhet bërë kur lagështia është nën 20%, në mënyrë që në tokën e imtësuar (pas lëvrimit) të ndikojnë faktorët natyror. Nën ndikimin e tyre, nga sipërfaqja  gradualisht ndahen agregatet strukturorë, kështu që në pranverë fitojmë shtresë të përbërë, të shkriftë në tërë thellësinë e lëvruar. Nëse lëvrohen mbeturinat e korrjes (talla dhe kashta), për zbërthimin e tyre duhet të përdoret 25 deri 40 kg/ha dhe pastaj e gjithë kjo të lëvrohet. Nëse para mbjelljes toka është hamullore, hamullorja  lëvrohet menjëherë pas korrjes 12 deri 15 cm thellë. Kur të mbijnë barojat ( në korrik dhe në gusht), lëvrohet për herë të dytë, në thellësi të plotë.

Fara dhe mbjellja

Për mbjellje duhet zgjedhur farën që përqindja e mbirjes nuk bën të jetë nën 95%, kurse pastërtia duhet të jetë 98%. Masa absolute e farës duhet të jetë prej 80 deri 100g. Mbillet atëherë kur toka në thellësi prej 5 cm arrin temperaturën prej  8  deri 10 gradë C ( kjo është dekada e tretë e marsit dhe dekada e parë e prillit). Në toka moçalike me  ujëra nëntokësore, mbjelljen duhet përfunduar deri në fund të prillit.

Thellësia e mbjelljes në tokëtë shkriftë duhet të jetë prej 5 deri në 7 cm, kurse në tokë të shpeshtë dhe të ftohtë prej 4 deri 5 cm.  sasia e farës, nëse fara është e cilësisë së mirë dhe nëse mbillet me makinë mbjellëse, sillet prej 5 deri 6 kg/ha. Në këtë mënyrë hektari do të ketë  66.000 bimë. Nëse fara nuk është e cilësisë së mirë ( nuk është e sigurte dhe e mbrojtur nga dëmtuesit), atëherë për një hektar duhen prej 8 deri 9 kg/ha farë.

Tek neve, më së shpeshti mbillet në atë mënyrë që numri i bimëve në 1 hektar të jetë 40.000. Në prodhimtarinë intensive, në shpeshtinë e bimëve të lulediellit  duhet shikuar si në një masat themelore, në barë të cilës realizohen të gjitha masat tjera. Pjesën më të madhe të sipërfaqes duhet mbjellë na radhë me distancë  70x 35 cm. Në viset me lagështi distanca midis radhëve duhet të jetë 80 x 30 cm.  Distanca e tillë e zvogëlon  intensitetin e sëmurjeve. Përgatitjen e tokës para mbjelljes duhet bërë në mënyrë sa më cilësore, sepse kjo mundëson mbjellje  sipas rregullave.

Kultivimi

Luledielli është  shumë i ndjeshëm  nëse nuk bëhet mihja e parë me kohë. Mihjen duhet bërë kur bima formon dy gjethe Prashitja e parë bëhet me rrallues, kurse  kultivimi i  dytë dhe i tretë (spërkatja me herbicide)  bëhet me intervale kohore prej 15 ditë. Duhet theksuar se me aplikimin e herbicideve, kultivimi midis radhëve dhe prashitja është evituar ose sipas nevojës prashitja bëhet vetëm një herë.