Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Al Jazeera shkruan për dredhëzat e Kosovës (Video) - Bujqesia.eu

Al Jazeera shkruan për dredhëzat e Kosovës (Video)

0

Rrjeti i madh botëror televiziv i ka kushtuar një storie të veçantë bujqësisë në Kosovë dhe me theks është ndalë tek dredhëzat.

Al Jazeera në seksionin për Ballkanin raportojnë se si dredhëzat për shumë banorë të Kosovës janë bërë burim shumë i mirë i përfitimit dhe punësimit.

Lexoni më poshtë tekstin e Al Jazeera:

Çdo i treti banor i Kosovës është i papunë, ndërsa në mesin e të rinjve shkalla e papunësisë është akoma më e madhe.

Në pamundësi për të gjetur vende të punës, disa prej tyre i janë kthyer bujqësisë dhe kultivimit të luleshtrydheve, njofton gazetari i Al Jazeera Avni Ahmetaj.

Jetmir Shillova, student i shkencave kompjuterike merret me prodhimin dhe shitjen e luleshtrydheve. E gjitha ka filluar para katër viteve. Ka mbjellë një hektar vitin e parë, kurse këtë vit gjashtë hektarë. Prej 2 punëtorëve sezonalë në fillim, tani ka rritur numrin e punëtorëve në 50.

”Shesim në katër zona të ndryshme, brenda një dite shesim gati 1.000 paketime me çmim prej 1 euro.

Sigurisht që kemi edhe shpenzime, ngase na duhet të paguajmë punëtorët, por mbetet mjaftueshëm edhe për fitim”, thotë Shillova.

Deri para disa viteve, luleshtrydhet janë kultivuar për nevoja individuale, por katër vitet e fundit, është shtuar përherë e më shumë numri i prodhuesve dhe punëtorëve si Jetmiri.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës, brenda vitit 2016, afër 250 hektarë tokë janë mbjellë me luleshtrydhe, ndërsa një vit më herët janë siguruar subvencionet.

”Këtyre kultivuesve të luleshtrydheve u japim subvencione në vlerë prej 400 euro për një hektar dhe grante në varësi të projektit. Arrijmë të mbulojmë 70 përqind të investimeve në projekte deri 100.000 euro. Kërkesat për luleshtrydhe janë të mëdha, por për momentin prodhimet vendore po i mbulojnë kërkesat”, thotë Shkelzen Dragaj nga Ministria e Bujqësisë.

Subvencionet dhe kërkesat për luleshtrydhe kanë nxitur familjen Sylani që planet për zgjerimin e ekonomisë t’i zbatojë në vepër.

Shpëtimi përpara ka punuar për tjerët, ndërkaq tash ai është punëdhënës.

”Është një biznes shumë përfitues. Kam arritur të punësoj punëtorë që kanë përfitim nga ky biznes. Arrij të mbaj familjen time dhe arrij të ndaj të holla në mënyrë që të zgjeroj biznesin tim”.

Qeveria e Kosovës këtë vit ka ndarë 46 milionë euro për grante dhe subvencione për bujqësi, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës në këtë sektor.

Kosova importon gati 10 herë më shumë sesa që eksporton, një prej arsyeve kjo e shkallës së lartë të papunësisë. /Marrë nga Al Jazeera/