Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Alergjitë ushqimore - Bujqesia.eu

Alergjitë ushqimore

0

Çdo vit, miliona njerëz pësojnë reaksione alergjike nga ushqimi. Edhe pse shumica e alergjive ushqimore shkaktojnë simptoma relativisht të buta, disa prej tyre mund të shkaktojnë reaksione të rënda, të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për jetën.

Alergjitë ushqimore nuk shërohen. Shmangia e alergeneve ushqimore dhe diagnostifikimi i hershëm si dhe menaxhimi i reaksioneve alergjike ndaj ushqimit, janë masa të rëndësishme
për të parandaluar pasojat e rënda shëndetësore.

Cilat janë Alergenet më mëdha ushqimore?

Edhe pse ka më shumë se 160 ushqime që mund të shkaktojnë reaksione alergjike tekpersonat alergjikë, ligji identifikon tetë ushqimet alergjike më të zakonshme. Këto ushqime llogaritense shkaktojnë 90 % të reagimeve alergjike, dhe janë burimet ushqimore nga të cilat derivojnë shumë përbërës.

Tetë ushqime të cilat identifikohen nga ligji si alergene janë:
1. Qumështi
2. Veza
3. Peshku
4. Butakët(p.sh. gaforret, karavidhet, karkalecat)
5. Fruta të thata (p.sh., bajame, arra)
6. Kikirikët
7. Gruri
8. Soja

Këto tetë ushqime, dhe çdo përbërës që përmban proteina qërrjedh nga një ose më shumë prej tyre, janë përcaktuar si “alergenetmë të mëdha ushqimore”.

Alergjitë ushqimore: Si të vepronikur shfaqen simptomat
Shfaqja e simptomave pasi konsumoni një ushqim mund të jetë shenjë e një alergjie ushqimore. Ushqimi apo ushqimet që shkaktojnë këto simptoma duhet të shmangen dhe duhet kontaktuar memjekunalergiolog për testimin dhe diagnozën e duhur.

  • Personat që preken nga një alergji ushqimore duhet të mësohen të lexojnë etiketat dhe të shmangin ushqimet nga të cilat rrezikojnë .Ata gjithashtu duhet të instruktohen, në rastine konsumimit të një ushqimi alergen, të njohin simptomat e hershme të njëreaksioni alergjik, si dhe të edukohen siç duhet për të marrëmasatpër trajtimin e përshtatshëm.
  • Personat që kanë një alergji ushqimore të njohur dhe që fillojnëtë përjetojnë simptomat ndërkohë ose pas konsumit të ushqimit, duhet të fillojnë trajtimin menjëherë, dhe të drejtohen në spitalin më të afërt.
    Faktet e rënda:Alergjitë e rënda ushqimore mund tëbëhen kërcënuese për jetën
    Pas konsumit të një alergeniushqimor një person që vuan nga alergjia ushqimore mund të përjetojë një reaksion të rëndë dhe të rrezikshëm për jetën të quajtur anaphylaxis.

Kjo mund të çojë në:
• ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes në mushkëri
• Ulje e madhe e presionit të gjakut deri në shok (“shoku anafilaktik”)
• Asfiksi nga ënjtjae fytit

Administrimi i menjëhershëm i epinefrinës gjatë simptomave të hershme të shokut anafilaktik mund të ndihmojënë parandalimin e pasojave serioze.
Njihuni me simptomat
Simptomat tipike të alergjive ushqimore shfaqen brenda disaminutaveose edhe deri në dy orë pasi një person ka konsumuar ushqimin prej të cilit aiështë alergjik.

Reaksionet alergjike mund të përfshijnë:
• Urtikarie
• Skuqje të lëkurë s
• Ndjesi shpimi apo ndjesi mpirje në gojë
• Enjtje të fytyrës, gjuhës dhe buzëve
• Të vjella dhe / ose diarre
• Dhimbje të barkut
• Kollitje ose teshtitje
• Marrje mendsh
• Ënjtje e fytitdhe e kordave vokale
• Vështirësi në frymëmarrje
• Humbje të vetëdijes

Paralajmërim për alergjitë!!!
Simptomat e lehta mund të bëhen më të rënda
Fillimisht simptomat e lehta që shfaqen pas konsumit të një alergjeni të ushqimit nuk janëgjithmonë një tregues për një alergji të lehtë. Në fakt, në qoftë se nuk trajtohet menjëherë,këto simptoma mund të bëhen më serioze në një kohë shumë të shkurtër, dhe mund të çojnë në anaphylaxis – reaksion alergjik shumë serioz.