Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 ALOE VERA-Nje bime aq sheruese - Bujqesia.eu

ALOE VERA-Nje bime aq sheruese

0

trep

E njohur si ” bima e pavdekësisë” dhe e përdorur që nga kohët e lashta për të trajtuar pothuajse çdo sëmundje, Aloe Vera vazhdon të ofrojë mundësi të reja përdorimi.
Përdoret në mënyra nga më të ndryshmet, e pranishme në shumë produkte bukurie dhe farmaceutike dhe njëherazi një bimë e bukur dekorative, është shumë e këshillueshme të përdoret sidomos në keto 10 raste.
Relaksimi i trupit: Nga bima e Aloes këshillohe të merret një gjethe e saj, e cila duhet të pritet në formë gjatësore dhe të përdoret për të lyer trupin gjatë dushit.
Trajtimi i djegieve: Aloa Vera është një bimë shumë e dobishme në rastet e djegies për shkak te incidenteve në shtëpi dhe punë. Produkti më i këshillueshëm është përzierja e kësaj bime me një ekstrakt yndyrnash esenciale dhe vitaminë E.
Kundër mavijosjes: Në raste të tilla këshillohet vendosja e gjethes së Aloe Verës për disa minuta në zonën e mavijosur dhe më pas shpërlarja e kësaj zone me ujë të ngrohtë.
Skuqje dhe djegiet nga dielli: Me i këshillueshmi në këto raste është sprej freskues ose kremi pas djegies me bazë bimën e Aloe Vera, produkte këto që mund të gjenden në farmaci dhe supermarket dhe janë të pasura me mente.
Pickimet e insekteve: Sidomos gjate verës trupi ynë është shumë i ekspozuar ndaj pickimeve të insekteve dhe infeksioneve të ndryshme. Për të qetësuar pickimet dhe për të dezinfektuar zonën e irituar mund të përdoret një preparat me përmbajtje të kësaj bime ose vetë gjethet e Aloe Veras.
Kundër të ftohtit: Jo vetem kundër djegieve, por edhe kundër acarimit të lëkurës nga i ftohti, bima Aloe Vera luan një rol shumë të rëndësishëm në rigjenerimin e lekurës së dëmtuar nga temperaturat e ulëta.
Pastrimi i fytyrës: Aloe Vera ndihmon në theksimin e pigmentiti të lëkurës dhe i shton asaj shkëlqimin dhe elasticitetin. Gjithashtu këshillohet përdorimi i një maske të përbërë nga aloe vera, sheqeri dhe lengu i limonit për një pastrim shumë të efektshëm të fytyres.
Forcimi i flokëve: Sygjerohet masazhimi i lekurës me ekstrat të bimes Aloe Vera për rreth 30 minuta çdo ditë.
Efekti tretës: Pini një gotë me lëng Aloe Vera për të luftuar çrregullimet gastrointestinale dhe për të nxitur tretje. Gjithashtu kjo bimë përmirëson frymëmarrjen dhe zbukuron buzëqeshjen tuaj duke zbardhur dhe fortësuar dhëmbët.