Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ambasada Britanike përkrah implementimin e programeve mbështetëse të MBPZhR-së - Bujqesia.eu

Ambasada Britanike përkrah implementimin e programeve mbështetëse të MBPZhR-së

0

unnamed

Për implementimin më efikas të programeve për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në përgjithësi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë.

Përmes një memorandumi të bashkëpunimit mes kësaj ambasade dhe ministrisë është mundësuar shtimi i kapaciteteve njerëzore në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, me qëllim të implementimit më efikas të skemave mbështetëse të ministrisë.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, tha se

në mënyrë shumë konkrete Ambasada Britanike po e ndihmon bujqësinë, po e ndihmon konkretisht Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke e shtuar numrin e organizatave  dhe shteteve, të cilat e kanë ndihmuar edhe në këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin ekonomik  në vendin tonë.

Ai tregoi se edhe më parë e ka ngritur në nivelin e Qeverisë çështjen e mungesës së kapaciteteve njerëzore për implementimin efikas dhe të shpejtë të programeve të ministrisë.

“Ne sivjet kemi një dyfishim të buxhetit të bujqësisë, kemi një rritje jashtëzakonisht të madhe të fondeve për skemat mbështetëse, për fermerët e Kosovës por që nuk është përcjellë me rritjen e stafit të nevojshëm për implementimin efikas të këtyre skemave mbështetëse. Pra kemi numrin e njëjtë të punonjëseve siç  e kemi pasur në të kaluarën, ndërsa këtë vit ne kemi rritje jashtëzakonisht të madhe të aplikacioneve, të cilat trajtohen nga ana e AZHB-së”, tha ministri, teksa shtoi se ministria ka ngritur në nivel të lartë angazhimin, duke punuar edhe të shtunave, në mënyrë që programi të implementohet me kohë dhe në mënyrë transparente dhe efikase.

Ai shtoi se do të bëhen përpjekje të mëdha që AZHB-ja të funksionojë në mënyrën më të mirë në vitet ardhshme.

Me këtë marrëveshje, Ambasada Britanike do ndihmojë duke mundësuar angazhimin e 5 zyrtarëve në këtë agjenci, të cilët do të punojnë për 6 muaj tek sektorët e pagesave direkte dhe inspektimi teknik.

Në anën tjetër, ambasadori Ruairi O’Connell, tha se për implementimin e programeve mbështetëse në bujqësi është e nevojshme të jenë edhe resurset njerëzore dhe se për këtë qëllim kjo ambasadë është fokusuar në mbështetjen e ministrisë për shtimin e kapaciteteve njerëzore.

“Bujqësia për Kosovën luan rol të rëndësishëm dhe kjo për shkak se ajo ka potenciale në këtë sektor, pastaj ka potenciale të hap vende të reja të punës, të ndihmojë në kultivimin e prodhimeve vendore dhe të sjell më shumë para në xhepin e kosovarëve. Meqë zonat rurale përbëjnë pjesën më të madhe të Kosovës, atëherë do të ishte mirë që këto zona të ishin më prosperuese të vendit, mirëpo prosperiteti vjen vetëm falë punës së palodhur dhe ideve të mira, kuptohet edhe investimeve të duhura”, tha ambasadori O’Connell, teksa ka vlerësuar angazhimin e ministrit që programi i këtij viti të implementohet në mënyrë sa më efikase.

Këtë vit janë 43 milionë euro që do të shpërndahen tek fermerët në pjesën e granteve dhe subvencioneve. Numri total i lëndëve që kanë aplikuar në të dy skemat është rreth 42 mijë. Përveç vlerësimit të secilit aplikacion realizohen edhe inspektime në terren.