Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ambasadorja turke rithekson mbështetjen për bujqësinë kosovare. - Bujqesia.eu

Ambasadorja turke rithekson mbështetjen për bujqësinë kosovare.

0

Turkja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Izan, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe prioritetet e kësaj ministrie në vitet e ardhshme.

Ministri Krasniqi, ka theksuar se zhvillimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë, do të ndikojë edhe në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe më këtë rast ai e njoftoi ambasadoren se edhe buxheti për bujqësinë tashmë është dyfishuar dhe se kjo do të ju mundësojë që të përkrahin nën-sektorë dhe kultura të ndryshme bujqësore.

Ministri me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Ozan për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e veçanërisht në fushën e bujqësisë, duke shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe ambasadës së Turqisë në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar edhe më tej zhvillimin bujqësor të vendit.