Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 ANALIZA E TOKËS - Bujqesia.eu

ANALIZA E TOKËS

0

Për të bërë analizën pedologjike merren kampionët nga terreni ku mendohet të kultivohet kultura e perimeve, lavërtare ose e pemëve dhe kjo bëhet sipas metodës standarde.

analizat e tokes

Për prodhimtari intensive bimore nevojitet pjellori e volitshme e tokës. Një nga faktorët e pjellorisë së tokës është gjendja m furnizimin e tokës me substanca ushqyese dhe kjo gjende kuptohet nëse bëjmë hulumtimin e tokës në hamullore, në kopshte me perime dhe me pemë. Vetëm me një kontrollim kimik të tokës mund të kuptojmë se si është toka, kështu që analiza e tokës për bujqësinë moderne është nevojë e domosdoshme. Nëse zvogëlojmë aciditetin e tokës mund të rrisim rendimentet, sepse bimët në tokë me acide me vështirësi marrin ushqim për arsye se kemi koncentrim të madhtë joneve, të hidrogjenit, aluminit dhe manganit.
Për këtë bëhet kalcifikimi i tokës në mënyra të ndryshme me qëllim të shpejtimit të zbërthimit të substancave organike, të pengimit të zhvillimit të kërpudhave të dëmshme në tokë, të përmirësimit të strukturës së tokës etj.
Marrja e mostrave bëhet pas vjeljes së të mbjellave dhe para çfarëdo plehërimi. Për bërjen e analizës pedologjike duhet aplikuar metoda standarde, kurse hulumtimet duhet bërë në laboratorë të autorizuara, me qëllim të përcaktimit të cilësive biologjike, kimike dhe fizike të tokës.