Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Antraknoza e perimeve - Bujqesia.eu

Antraknoza e perimeve

0

speci

Colletotrichum piperatum Ell et Ev. Kjo sëmundje mund ta preke specin në të gjithë fazat e zhvillimit duke e dëmtuar kercellin, gjethet dhe frutat.

Në fruta ato shfaqen në formën e njollave gjysëm rrethore dhe me diametër 1-2 cm Në fillim ngjyra e saj është e verdhe, ndërsa me vonë ato bëhen në kafe të erret. Brënda njollave formohen acervulat me ngjyre të kuqe.

Në to ndodhen konide në formë cilindrike me madhësi 17 x 5 mikron qe përfundojnë në të dy anët në formë të rrumbullaket.

Indet e prekura zbuten dhe frutat shpesh kalbezehen, proçes ky qe vazhdon edhe pas vjeljes së frutave. Në klime me lagështi relativisht të lartë njollat mund të bëhen me ngjyre trëndafili, ashtu sikur të jenë të trajtuara me xhelatinë.

Kjo lloj kërpudhe shfaqet edhe me formën askale e cila quhet Glomorella piperata Ston e Schr.

Menyra me kryesore e përhapjes së kësaj sëmundjeje është ajo me anë të farërave të infektuara me konidet. Në kercejtë e prekur formohen lezione sipërfaqesore me ngjyre kafe, me forma pak a shumë të zgjatura, ndërsa mbi gjethe formohen njolla të vogla kafe. Kjo kërpudhe sidomos në kushte me lagështirë ajrore, mund të sillet si saprofitë. Ajo jeton në mbeturina bimore.

Patogjeni 

Kërpudha Dimëron në formën e konideve në tokë në gjëndje latente për me shumë se një vit.

Në kushtet klimaterike të përshtatëshme me temperatura optimale 20-250C, nga organet dimeruese (acervulat) formohen konidet qe përhapen lehtë nëpërmjet eres, shiut, ujit gjatë ujitjeve, etj.

Konidet pasi bien në kontakt me indin bimor, mbijnë duke formuar disa apresore (çengelë), të cilat shërbejnë për t’i depërtuar në indet bimore. Pas mbarimit të periudhës së inkubacionit, mbi organet e prekura diferencohen açervulet prej të cilave formohen konidet dhe këto të fundit janë përgjegjësë për infeksionin.