Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Antraksi i lopëve në Rahovec prek edhe familjarët - Bujqesia.eu

Antraksi i lopëve në Rahovec prek edhe familjarët

0

krushhh

Jakup Hotit nga Krusha e Madhe e Rahovecit i kanë ngordhur gjashtë krerë lopë, nga 47 sa i ka gjithsej në fermën e tij, si pasojë e shfaqjes së sëmundjes antraks, raporton KTV.

Pas ngordhjes së tyre menjëherë ka intervenuar Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, e cila ka marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e lopëve të tjera.

Pavarësisht intervenimit, nga sëmundja antraks janë prekur edhe disa nga pjesëtarët e familjes Hoti, mirëpo gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, me të marrë mostrën për shfaqjen e sëmundjes së antraksit, ka urdhëruar vaksinimin e menjëhershëm të të gjitha kafshëve në Krushë të Madhe.

AVUK-u iu ka konstatuar familjarëve që në afat prej 10 deri 14 ditë nuk kanë të drejtë të konsumojnë mishin e as qumështin nga krerët e lopëve, si rezultat i vaksinimit të tyre./Zeri.info/