Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Aronia, pjesë e subvencioneve të ardhshme nga MBPZHR - Bujqesia.eu

Aronia, pjesë e subvencioneve të ardhshme nga MBPZHR

0

Aronia berry istock

Aronia është një pemë që vjen nga Amerika Veriore dhe është një nga 15 speciet e gjinisë Sorbus. Aronia hyn në grupin e bimëve shumëvjeçare, e cila mundë të rritet në gjatësi 1 deri në 3 metra, në varësi të kushteve klimatike, ndonjëherë edhe më shumë.

Ajo rritet në të gjitha llojet e tokave dhe mund t’i rezistojë temperaturave shumë të ulëta. Kultivimi i saj nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë.

Aronia është një bimë shumë e dobishme për shëndetin e njeriut, por gjen përdorim shumë të madh edhe në farmaceutikë për përgatitje të barnave për trajtimin e shtypjes të gjakut, sëmundjeve neurologjike, etj..

Frutat e aronisë përdoren për konsum të freskëta ose të përpunuara. Ato janë të mira për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit.

Përveç lëngut, mund të përgatitet edhe çaj, marmelatë, verë, pastaj mund të shërbejë edhe si ngjyrues i pijeve dhe verërave. Gjithashtu, përdorim gjen edhe si përbërës i produkteve të ndryshme ushqimore e në veçanti për ëmbëlsira. Përdoret edhe për përgatitjen e koktejeve te ndryshme.

Në Kosovë, ka nisur të kultivohet në parcela jo shumë të mëdha edhe në Kosovë, por po rritet çdo ditë. E duke parë këtë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë vendosur që në programet për vitet e ardhshme ta subvencionojnë edhe aroninë.

Të mirat shëndetësore të konsumit të Aronisë:

  • -ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
  • -normalizon nivelet e presionit të gjakut
  • -përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon zemrën
  • -përmirëson ndjeshëm elasticitetin e enëve të gjakut
  • -ka një ndikim pozitiv në proceset post-operative
  • -ndihmon në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar
  • -ndihmon luftën kundër baktereve dhe në ftohje
  • -përmirëson kujtesën
  • -ngadalëson procesin e plakjes së qelizave

 

Frutat e pjekur të aronisë marrin ngjyrë të kuqe të errët, e cila kthehet pothuajse në të zezë kah fundi i fazës së pjekurisë dhe si të tilla edhe konsumohen. /lajmi.net