Arra e vogël e kokosit ndihmon në fuqizimin e organizmit të njeriut

0

arra e kokosit

Një tjetër frutë që ngjet me Arrën e Kokosit vetëm nga emri është edhe Arra e vogël e Kokosit që përdoret tepër nëpër kuzhinat e botës. Kësaj arre i thonë edhe “muskat” dhe ka madhësinë e një kokrre ulliri. Në sipërfaqe të kësaj frute ka disa vijëza. Pema ngjet me atë të portokallit dhe nuk ka fare lidhje me Arrën e Kokosit.

Vendi mëmë i Arrës së vogël të Kokosit janë Ishujt e Malajzisë dhe lindja e Ishujve Banda. Aktualisht kjo lloj peme kultivohet edhe në ishujt e Karaibeve. Në Indonezi mishi i kësaj frute i përzier me sheqerin e palmave thahet në diell dhe kështu prodhohet një ëmbëlsirë që është mjaft ushqyese. Dikur në Evropë dhe sidomos në Angli me frutën e Arrës së vogël të Kokosit bëhej reçel dhe sheqerka kurse sot ajo përdoret me gjellët me mish dhe patate.

Po ashtu ajo është e përshtatshme edhe në supë, salca dhe tek ushqimet me brumë. Në Holande Arra e vogël e Kokosit, është një frutë që preferohet shumë. Ajo përdoret tepër tek gjellët si: Lakrat e Brukselit, lule lakrat dhe grosha. Nëpër kuzhinat e Indisë, Lindjes së Mesme, Japonisë dhe të Greqisë, Ara e vogël e Kokosit apo “muskati” përdoret për t’i shtuar shijet gjellëve.

Vlerat ushqyese më të mëdha të Arrës së vogël të Kokosit janë shtimi i oreksit dhe lehtësimi i tretjes së ushqimit. Arra e vogël e Kokosit ndihmon edhe për urinimin dhe për gazrat po ashtu ajo ndihmon edhe për heqjen e erës se gojës si dhe për eliminimin e dhimbjeve të stomakut si dhe parandalimin e vjelljes dhe përzierjeve në stomak.

Tek kjo frutë njihet edhe veçoria që ka ajo për mbytjen e mikrobeve pra për dezinfektim. Aroma që ka ajo ndihmon për qetësimin e nervave. Pra në përgjithësi besohet se Arra e vogël e Kokosit ndihmon për fuqizimin e organizmit të njeriut. Pluhuri i Arrës së Vogël të Kokosit tek përdoret nëpër ushqime të ndryshme apo pudingë dhe ëmbëlsira duhet pasur kujdes sasia e saj sepse po qe se përdoret në sasi të mëdha ajo mund të bëhet shkaktar helmimesh.

Në përdorimin e saj në sasi të vogla ajo të jep gjumë pra ndihmon në eliminimin e pagjumësisë kurse kur përdoret në doza të mëdha ajo të shkakton ëndërrime dhe rrahje të fuqishme të zemrës. Prandaj rekomandohet që të përdoret në sasi të vogla.