Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Në Kosovë gjejnë treg për shportat e tyre - Bujqesia.eu

Në Kosovë gjejnë treg për shportat e tyre

0

Shportat

Në Shqipëri nuk iu shiten. Prandaj si opsion te dytë kanë menduar Kosovës.

Eqren Qoshari nga Shqipëria bashkë me shokë të tij kanë ardhur në Kosovë që ta zhvillojnë “biznesin” e tyre që është prodhim dore.

Ai thotë se në Kosovë shportat prej thuprave që ata i prodhojnë po iu shiten andaj kanë menduar që të qëndrojnë për një kohë këtu.

Mirëpo qëndrimin nuk e mendon të gjatë.

“Kam ardhur të fitoj pak lekë dhe mandej do të iki”, tha ai për “Zëri”.

Ai bashkë me shoqërinë e tij janë vendosur në oborrin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë ku dhe i prodhojnë shportat e tyre me anë të disa thuprave, ndërsa çmimi për një shport të tillë është 5 euro.