Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Asfaltohen rrugë në fshatin Revuç. - Bujqesia.eu

Asfaltohen rrugë në fshatin Revuç.

0

asfaltimi

Në kuadër të investimeve për kompletimin e infrastrukturës rrugore në territorin e komunës së Podujevës, janë asfaltuar rrugët në lagjet “Dibrani” dhe “Januzi” në Fshatin Revuç.
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdo të jetë prioritet i investimeve kapitale të Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Në kuadër të projekteve të planifikuara për sivjet, në fshatin Revuç është asfaltuar rruga në lagjet “Dibrani dhe “Januzi”.
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Durim Salihu, ka vizituar fshatin Revuç për të përcjellur nga afër punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve.
Salihu u shpreh i kënaqur me cilësinë e dhe dinamikën e kryerjes së punimeve në asfaltimin e kësaj rrugës.
“Me asfaltimin e kësaj rrugëve në këto lagje, ne po ua lehtësojmë qarkullimin banorëve të këtyre dy lagjeve deri në rrugën kryesore të fshatit. Kompletimi i infrastrukturës rrugore do të ndikojë te banorët e zonave rurale që të mos i braktisin fshatrat”, tha Salihu.
Banorët e dy lagjeve të fshatit Revuç u shprehën të kënaqur për asfaltimin e rrugës, duke thënë se me investimet e bëra nga Komuna në infrastrukturën e fshatit, janë përmirësuar kushtet e jetës së tyre.
Punët në asfaltimin e rrugëve në një gjatësi prej mbi 1 km është duke i kryer kompania “Bageri Company”. /Telegrafi/