Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Asgjësimi i barojave në të mbjellurat me grurë - Bujqesia.eu

Asgjësimi i barojave në të mbjellurat me grurë

0

Sky over Wheat Plants

Gjendemi në kohën kur vegjetacioni i grurit në këto ditë të ngrohta para stinës së pranverës nis fazën e zhvillimit të bujshëm. Pas ushqimit me plehra minerale, substancat organike japin impuls zhvillimit të grurit, por fatkeqësisht ushqim marrin edhe barojat, të cilat mund të bllokojnë bimët e grurit duke u marrë atyre ushqimin e nevojshëm për zhvillim. Këto ditë duhet planifikuar një ushqim në sasi të vogla me plehra azotike me sasi 100-150 kg/ha, sidomos në të mbjella me zhvillim të dobët dhe kondicion jo të mirë. Gjatë ditëve të dimrit, pa marrë parasysh kushtet meteorologjike, në të mbjella me grurë zhvillohen mirë bimë të padëshiruara ose baroja.

Barojat dominonte dimërore në drithëra janë hithi i vdekur (Laminum), rutha (Stellaria), manushaqja e fushës ( Viola), lulëkuqja e egër (Papaver) lule misri ( Centaurea) dhe baroja të tjera. Nuk preferojmë asgjësimin e këtyre barojave në fusha ku ende të mbjellat janë me kondicion të ulët, përkatësisht derisa gruri nuk përtëritet pas ushqimit me pleh dhe pasi gruri fillon të ngjallet. Kjo është koha optimale për asgjësimin e barojave të grurit të cilat rriten nga farat.Viteve të fundit disa lloje të hershme të barojave siç është Apera mund të asgjësohet deri tek zhvillimi e brezit të tretë me pesticid Axial në sasi 0,6 -0,8 lit/ha ose Hussar OD, në sasi prej 80 – 100 ml/ha.

Me pesticide të njëjta, por duhet shtuar disa nga herbicidet për asgjësimin e barojave gjeth gjera mund të përdoret Logran 20 ËG 40-50 gramë/ha. Përveç barojave gjeth gjera të dimrit, pesticidi lancelot ËG, në sasi 30 -33 gramë/ha në faza të hershme shkatërron edhe gjembaçin e fushës (Cinvolvulus) deri tek fillimi i brezit të dytë të drithërave.

Prodhuesit e grurit i këshillojmë që në fund të dimrit të kontrollojnë gjendjen e të mbjellave dhe duhet të dinë se para asgjësimit të vonshëm të barojave është e dëshirueshme që të bëhet ushqimi i bimëve me kondicion të dobët dhe sipas barojave dominuese duhet të bëhet edhe zgjedhja e llojit të herbicidit, në atë mënyrë që duhet të lexohen udhëzimet e prodhuesit se çfarë sasie duhet përdorur, për cilat lloje barojash dhe kohën kur duhet aplikuar pesticidet përkatëse.