Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Ata që përdorin barna për tension, të mos pinë çaj të gjelbër - Bujqesia.eu

Ata që përdorin barna për tension, të mos pinë çaj të gjelbër

0

caji_i_gjelberÇaji i gjelbër mund të ndikojë në efektin e beta-bllokuesve, barnave që merren për kontrollimin e shtypjes së gjakut te personat me tension të lartë.

Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar se çaji i gjelbër bllokon veprimin e qelizave të cilat në kushte normale ndihmojnë gjatë absorbimit të këtyre barnave.

Studimet e mëparshme kanë treguar se edhe konsumimi i grejpfrutëve mund të ndikojë në efektet e barnave, mes tyre edhe të beta-bllokuesve.

Sipas ekspertëve, vetëm disa filxhanë me çaj të gjelbër mund të dobësojnë dukshëm veprimin e beta-bllokuesve.

Prandaj, personave me tension të lartë të gjakut, të cilët i përdorin këto barna, u rekomandohet që të mos pinë çaj të gjelbër së paku katër orë para marrjes së tabletave. /Mjeku.Net/