Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Azotit gëlqeror dhe përdorimi (Nitrati i amoniumit gëlqeror). - Bujqesia.eu

Azotit gëlqeror dhe përdorimi (Nitrati i amoniumit gëlqeror).

0

domatosssssssssssss
Rëndësia e azotit gëlqeror në prodhimtarinë bashkëkohore të pemëve dhe perimeve
Aktualisht prodhimtaria bujqësore në nivel botëror është shtuar 2% në vit, por për të siguruar ushqim për gjithë njerëzit, shtimi vjetor duhet të jetë 3%.

Si të pengohet ndotja e ujit nga nitrate?
Përdorimi i plehrave kimike azotike mundëson rendimente më të larta, dhe shumica e tyre me rastin e plehërimeve të bimëve, nga shtresa nëntokësore mund të shpëlarjen e lehtë në formë të nitrateve (NO3). Azoti në formë amoniaku (NH4) lidhet me komponentët e argjilat dhe humusit në tokës dhe më pak është i ekspozuar ndaj shpëlarjes. E ashtuquajtura “direktiva e nitratit” e UE ka sanksionuar përdorimin e plehrave azotike sipas llojeve të tokës.
Direktiva e nitrateve, e miratuar nga ana e Unionit Evropian në vitin 1991 (91/676/EEC), me qëllim kryesor të saj, zvogëlimi i ndotjes së ujit (sipërfaqësor dhe nëntokësor), të shkaktuar nga nitratet të cilat kanë burim nga plehërimi i kulturave bujqësore.
Azoti gëlqeror është produkt i hidrolizuar i cianamidit të kalciumit. Fiksimi i azotit është i mundësuar sipas procesit të bashkimit të gëlqeres me burimin e karbonit dhe me këtë rast formohet karbiti i kalciumit. Nëse e shtojmë azotin në formë gazi, nën temperatura të larta formohet cijanamidi i kalciumit, dhe i cili quhet azot gëlqeror.
Është i lejuar në prodhimtarinë ekologjike
Azoti gëlqeror mundëson ushqim të bimëve, i cili nën ndikimin e mikroorganizmave të dheut, lagështisë dhe nxehtësi të mjaftueshme, ky pleh zbërthehet në mënyrë graduale. Së pari azoti gëlqeror zbërthehet në hidrogjen cianamid (H2CN2) dhe në dihidroksid të kalciumit (Ca (OH)2) cinamid i hidrogjenit, që është fitotoksik. Prandaj në fazë të cianamide, që zgjatë 10-14 ditë (varësisht nga sasia e shpenzuar e plehut dhe nga temperatura), në tokë vepron në mënyrë fungicide, insekticide, herbicide si dhe kundër kërmijve.
Gjatë proceseve në vazhdim, një pjesë e cianamidit, për shkak të dimerizimit kalon në dicianamid ((H2N)2C=N-CN) i cili ndikon NT baterie nitrifikuese (Nitrosomonas) dhe ngadalëson zbërthimin e azotit. Për këtë arsye azoti, në krahasim me plehrat e tjera të amoniakut, mbetët më gjatë në formën e amoniakut, bimët në mënyrë të njëtrajtshme marrin ushqimin bazë, që vërehet nga rezistenca e tyre dhe mugullimi. Pjesa tjetër e cianamidit, nën ndikimin e lagështisë së dheut transformohet në karbonat të aminit ((NH2)2 CO3, i cili nën ndikimin e baktereve nitrifikuese kalon në formë të nitrat, i përshtatshëm për bimë (NO3).
Veprim i pesticideve
Me rastin e zbërthimit të azotit gëlqeror, “faza e cianamidit” mundëson efekt të caktuar të pesticidit të këtij plehu. Me fusha eksperimentale të shumta, ne qendrat hulumtuese në Sint-Triden (Belgjikë) dhe në Sachen (Gjermani) është argumentuar se me aplikim të azotit gëlqeror në plantacionet e mollëve, i aplikuar në muajin nëntor ose në mars në sasi 350-400 kg/ha, zvogëlojmë 85 -95% formimin e askosporeve infektive, shkaktare të kromës (Venturia inaequalis). Tri javë para se të mbillen dredhëzat, përdorimi i azotit gëlqeror në sasi 500 kg/ha , dukshëm zvogëlon pjesëmarrjen e bimëve të infektuara me sëmundje (Phytophthora sp apo Verticillium). Me rastin e zbërthimit të azotit gëlqeror, në tokë të lagësht lirohet aromë specifike, kurse përvoja ka treguar se derrat e egër dhe shpezët shumë javë kanë anashkaluar këto sipërfaqe. Azoti gëlqeror, gjithmonë ndikon në zvogëlim të numrit të kërmijve, sepse shkatërron vezët e tyre. Përvojat nga Belgjika kanë treguar se dy ditë pas aplikimit të 300 kg/ha të azotit gëlqeror mortaliteti i kërmijve arrin në 76%, kurse nëse sasia është 500 kg/ha, pas 40 orëve kanë mbijetuar vetëm 11% të kërmijve. Shumë autorë kanë hulumtuar dhe argumentuar se ky pleh shkatërron edhe dëmtues të tjerë të bimëve të ndryshme, si në rastet kur kultivohen lakra, lulelakra dhe brokoli etj.

Me aplikim të azotit gëlqeror ndërpritet cikli biologjik i shkaktareve të kromës nga gjethet e infektuara nga viti paraprak ( foto nga e majta), deri të infektimi primar i frutave (foto djathtas ).

Hulumtimet e hershme nga viti 1920 dhe 1930 kanë vërtetuar se aplikimi i azotit gëlqeror dukshëm rrit numrin e mikroorganizmave në tokë.  Rezultatet më të mira në këtë drejtim janë arritur në fushat e territorit afër Minhenit.  Shkencëtarët Bosch dhe Amberger, me fusha eksperimentale në kohëzgjatje 53 vjet, me lloje të ndryshme të plehrave azotike (plehu i stallës, NAG, azoti gëlqeror, sulfati i amoniakut, nitrati i kalciumit) dhe kanë përfunduar se pjelloria më e lartë ishte në ngastrat eksperimentale ku është përdorur azoti gëlqeror. Në fushat eksperimentale, në afat kohorë prej 15 vjet, shkencëtarët portugez, vlerësuan efektet e plehrave të ndryshme minerale në reaksion ose në vlerën e  pH në tokë. Vetëm ngastrat e plehëruara me  azot gëlqeror kanë mbetur dukshëm më alkale në krahasim me plehrat e tjera azotike, të cilat kanë shtuar aciditetin.

Prodhimi për treg i azotit gëlqeror, ka traditë qindvjeçare  (nga viti 1909), dhe aktualisht fabrika gjermane “Alzchem” nga Bavaria e shet këtë në formë granule nën markën  e mallit  “Perika”.

Burimi: Gospodarski list