Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bakteriza lotuese në kungullore - Bujqesia.eu

Bakteriza lotuese në kungullore

0

untitled

Sëmundja prek vetëm bimët kungullore. Shenjat e saj duken në gjethe, kërcell e fruta. Në gjethe shfaqen njolla në fillim të vogla disa mm, me ngjyrë qumshti, që më vonë zgjerohen duke u kufizuar nga nervaturat e gjethes e duke marrë kështu formë këndore.

Me përparimin e sëmundjes njollat zgjerohen në llapën e gjethes dhe cojnë deri në therje të saj. Në kushte të favorshme për sëmundjen dhe në varjetete të ndjeshëm, njolla të tilla formohen në bishtin e gjethes, në kërcell edhe në frut. Karakteristike për sëmundjen, prej së cilës ka marrë edhe emrin “bakterioza lotuese” është se në faqen e poshtëme të gjethes, në orët e para të mëngjezit, në zonën e njollave vërehen pikla eksudati me ngjyrë qumështi.

Biologjia dhe zhvillimi i sëmundjes

Burim infeksioni eshte fara, por bakteri mbijeton edhe në mbeturinat bimore në tokë. Gjatë periudhës së vegjetacionit, nga bimët e prekura bakteri përhapet me anë të piklave të ujit, të vesës ose vaditjes, nga insektet dhe nga punëtorët gjatë shërbimeve në serë. Shirat, lagështia e lartë ajrore dhe temperatura 25-270̊ C. e favorizojnë sëmundjen. Në kushte optimale zhvillimi, periudha e inkubacionit zgjat 4-5 ditë.

Menaxhimi i sëmundjes

Masa agroteknike: Zgjedhja e farës së pastër, kultivimi i kungulloreve për farë duhet të bëhet në ngastra të qarkulluara të paktën për 2-3 vjet.

Duhet të shmanget vaditja me ujin nga kullimet dhe ajo në formë shiu, sepse përhapet infeksioni. Në përfundim të periudhës vegjetative, bimët duhet të largohen sa më shpejt nga sera dhe të digjen ose groposen larg saj. Shërbimet dhe vjelja duhet të bëhen jo në ditë me shi, mjegull ose vaditje. Ulja e lagështisë ajrore në serë nën 80-90%, ndihmon në kufizimin e sëmundjes.

Kontrolli kimik: Trajtimet me preparate bakri, rekomandohen si preventive. Si kurative janë pa efekt.