Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bananet, zgjidhje për shumë probleme - Bujqesia.eu

Bananet, zgjidhje për shumë probleme

0

bananet

Bananet në veten e tyre përmbajnë tri lloje të ndryshme të sheqerit dhe një sasi të madhe të fibrave. Prandaj, ky frutë jep energji të shpejtë, por gjithashtu largon disa probleme shëndetësore më mirë sesa ilaçet. Mos lejoni t’ju mashtrojë vlera e lartë kalorike e saj, pasi bananet janë super-ushqim i vërtet.

– Kapsllëku: Bananet përmbajnë pektinë, fije dietetike që përshpejtojnë tretjen dhe inkurajojnë eliminimin ose reduktimin e toksinave dhe metaleve të rënda nga trupi. Përveç kësaj, bananet veprojnë si probiotik dhe stimulojnë tretjen. Ato zvogëlojnë fryrjen dhe lehtësojnë tensionimin në zorrë, për shkak të kapsllëkut.

– Stresi: Stresi është bërë një sëmundje e kohëve moderne që vazhdimisht ndikon negativisht në shëndetin tonë. Stresi shpejton metabolizmin, duke zvogëluar nivelin e kaliumit në trup. Bilanci mund të arrihet me ndihmën e bananeve që përmbajnë shumë kalium dhe që normalizojnë punën e zemrës. Gjithashtu, bananet ndihmojnë në dërgimin e oksigjenit në tru dhe rregullojnë sasinë optimale të ujit në organizëm.

– Presioni i lartë i gjakut: Dihet se marrja e tepërt e kripës dhe mungesa e kaliumit kanë efekt negativ në presionin e gjakut. Pra, është shumë e rëndësishme që të keni një sasi të mjaftueshme të kaliumit në gjak, kurse bananet janë të pasura me të. Rekomandohet për të ngrënë një banane çdo mëngjes, pasi ajo do të mbajë presionin e gjakut në një nivel ideal.

– Depresioni: Triptofani gjendet në banane si një proteinë që stimulon sekretimin e hormonit “të lumturisë”, serotoninën. Vetëm një banane në ditë është e mjaftueshme për të ngritur nivelin e këtij hormoni, në mënyrë që menjëherë të ndjeheni të qetë dhe të lumtur.