Banka Botërore do ta zgjerojë mbështetjen për bujqësinë

0

8e176d1f-9dcd-4739-b8c9-beaf765b1558

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar menaxherin e Bankës Botërore (BB) për Kosovë, Jan-PeterOlters, RaymondBourdeaux, Udhëheqës i programit për rritje tëqëndrueshme nëBankën Botërore, si dhe MeetaSeghal, udhëheqëse e projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kosovë.

Ministri Krasniqi falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme. Ai vlerësoi lartë takimet që kishte nëBankën Botërore nëUashington, me udhëheqës dhe ekspertë të bujqësisë. Ministri shtoi se me udhëheqësit dhe ekspertët e Bankës Botërore në Uashington janë pajtuar që të ndërmarrin hapa konkret për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Në këtë takim, ministri Krasniqi dhe zyrtarë e BB-së diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për bujqësi. Ministri Krasniqi kërkoi që mbështetja të rritet dhe zgjerohet në masa të reja mbështetëse në dobi të fermerëve tanë.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësuantë arriturat në këtë sektor, duke shtuar se është një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik.