Bankat po i lëvrojnë bujqit

0

EU - GREECE - EUROZONE - FINANCE - FEATURE

Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë vazhdojnë të mbajnë të larta kamatat në bujqësi. Mesatarja e kamatës së kredive për bujqësi në Kosovë është rreth 14 për qind. Por, nga këto kjo më së shumti po pësojnë bujqit, të cilët detyrohen të paguajnë përqindje shumë të larta. Njëri ndër ta është edhe fermeri Nexhmi Hyseni nga komuna e Podujevës.

Ai ka të mbjella rreth 27 hektarë me grurë dhe misër. Për t’i mbuluar shpenzimet Hyseni kishte marrë kredi mbi 50 mijë euro në njërën prej bankave komerciale. Hyseni rrëfen për “Zërin” se marrja e kredive, ka qenë vetëm dështim.

“Unë kam punuar vetëm për bankat, se kamatat shumë të larta nuk kam pasur fitim hiç. Madje që të kthej kredinë jam detyruar që të shes makinën si dhe gjashtë lopë prej fermës, sepse kamata e kredisë ka qenë 11 për qind”, ka thënë ai.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka thënë se me qindra fermerë kanë dështuar në pamundësi që të kthejnë kredinë. “Ka me qindra raste në krejt Kosovën ku bujqit kanë marrë kredi dhe më pas ua kanë pa sherrin këtyre kredive dhe kanë falimentuar, se u dashtë të shesin hipotekën. Kamata më e ulët është 14 për qind dhe nuk është e papërshtatshme për bujqit. /Zëri/