Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bashkëpunim i vazhdueshëm mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Finlandës - Bujqesia.eu

Bashkëpunim i vazhdueshëm mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Finlandës

0

memli

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, me c ‘rast kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në pylltari, sektor në të cilin Finlanda jep një mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.

Ministri Krasniqi tha se ka pasur një progres të rëndësishëm në këtë sektor dhe ka një vizion e përkushtim që të punohet edhe me shumë. Ai tha se MBPZHR-ja është mjaftë e interesuar që bashkëpunimi me Ambasadën e Finlandës në këtë sektor të thellohet dhe u shpreh i lumtur që projekti “Mbështetje Zbatimit të Politikave dhe Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë”, tashmë ka filluar me fazën e dytë.

Nga ana e saj, ambasadorja Meskanen, e cila është në përfundim të mandatit e falënderoi ministrin për bashkëpunimin, të cilin ajo e quajti si shembull dhe tha se ndjehet e kënaqur me ecurinë e projektit në pylltari. Meskanen tha se Finlanda do të vazhdojë të mbështesë ketë sektor në mënyra të ndryshme.

Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për Ligjin e ri për Pyjet, për të cilin ministri tha se në vjeshtë mund të miratohet në Kuvend, nëse gjithçka ecën sipas planit.

Ai tha se tashmë ekziston drafti final dhe se kanë mbetur që të sqarohen vetëm edhe disa nga pikat me të rëndësishme të ligjit, në mënyrë që të sigurohet një zbatim i plotë i tij. Ministri shtoi se ky ligj është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e pyjeve por edhe shfrytëzimin e tyre për ekonomi dhe hapje të vendeve të reja të punës.