Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bashkimi Evropian dëshiron ndalimin e kopjimit të emrave të djathit evropian të bërë në SHBA - Bujqesia.eu

Bashkimi Evropian dëshiron ndalimin e kopjimit të emrave të djathit evropian të bërë në SHBA

0

djathiSi pjesë e bisedimeve të tregtisë, Bashkimi Evropian dëshiron të ndalojë përdorimin e emrave evropian të llojeve të djathit,si djathi feta,parmezan dhe Grujrer të bërë në Shtetet e Bashkuara.

Argumenti është se djathrat e prodhuara në amerikë janë hijet e varieteteve origjinale evropiane dhe ato ndikojnë në shkurtimin e shitjeve dhe identitetin e djathrave evropianë. Evropianët thonë se djathi parmezan duhet të vijë vetëm nga Parma e Italisë dhe jo nga kopjet amerikane që ato kompani i shesin. Feta duhet të jetë vetëm nga Greqia, edhe pse feta nuk është një vend.BE-ja argumenton se “djathi është aq i lidhur ngushtë me Greqinë sa që mund tëi identifikohet si një produkt grek në vetvete .”

Prodhuesit e produkteve të qumështit, djathëbërësit dhe kompanitë e ushqimit janë të gjitha duke luftuar me idenë që ata thonë se do të dëmtojë industrinë e brendshme të djathit për rreth katër miliard dollar do t’i ngatërroj pafund konsumatorët.

Bashkimi Evropian nuk do të thotë pikërisht çka është duke propozuar apo edhe nëse ajo do të diskutohet këtë javë si një raund të ri i bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Shtetet e Bashkuara që do të hapet në Bruksel.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Roger Waite ka thënë vetëm se pyetja “është një çështje e rëndësishme për BE-në.”

Kjo është e qartë nga marrëveshjet e fundit me Kanadën dhe Amerikën Qendrore, ku emrat e disa djathrave u kufizuan vetëm nëse djathi do të kishte ardhur nga Evropa. Sipas marrëveshjes me kanadën , për shembull, produktet e reja feta të prodhuara në Kanada mund të tregtohen vetëm si feta stil ose kopje të fetës dhe ato nuk mund të përdorni shkronja greke ose simbole të tjera evokojnë greqinë.

Edhe pse ata nuk kanë parashtruar një propozim publik, BE pritet të bëjë përpjekje të ngjashme për të kufizuar tregtimin e djathrave të të bëra në SHBA, ndoshta duke përfshirë llojet djathit si Asiago, Gorgonzola, feta, Fontina, Grana, Grujer, Muenster, neufchatel dhe Romano.

Dhe kjo nuk do të jetë vetëm për djathin. Produktet e tjera mund të përfshijnë bolonjën, kosin grek, portokallin Valencia dhe në mesin e ushqimeve të tjera.