Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bashkimi Evropian ndihmon fermeret e Llapi - Bujqesia.eu

Bashkimi Evropian ndihmon fermeret e Llapi

0

Bashkimi_Evropian

Komuna e Podujevës do të bëhet me qendër për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, falë përkrahjes nga Programi i Komisionit Evropian për Zhvillim Ekonomik, njoftoi Zyra Komunale për Informim.
Vlera e projektit, kontratën për realizimin e të cilit e nënshkroi kryetari i Komunës Agim Veliu me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Kosovë, kap shumën prej 483 mijë euro.

Përfitimin e këtij projekti, kryetari Veliu e vlerësoi si një investim shumë të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë.

“Ndërtimi i kësaj Qendre për grumbullim dhe përpunim të pemëve dhe perimeve do të jetë stimulim shtesë për fermerët llapjanë në rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese. Përveç ruajtjes dhe grumbullimit të produkteve bujqësore kjo qendër është e rëndësishme edhe për faktin se do të punësojë një numër të konsiderueshëm të punëtorëve”, tha Veliu.

Financues kryesor i këtij projekti është Komisioni Evropian, i cili do të investojë 420 mijë euro (87 %), ndërsa Komuna e Podujevës merr pjesë me 63 mijë euro (13%).

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i objektit të qendrës preh rreth 450 m², i cili do të jetë sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Realizmi i tij do të fillojë në janar të vitit 2015 dhe do të përfundojë në janar 2017.

Kjo qendër do të ndërtohet ne fshatin Sfeçël, kurse implementues i projektit është Komuna e Podujevës në partneritet me Shoqatën e Fermerëve “Shpresa e Llapit”.

Në kuadër të këtij projektit parashihet edhe furnizimi me makineri për ruajtje dhe përpunim, organizimi i panairit për produkte bujqësore, video dokumentar, trajnime për fermerë, shtypja e katalogëve bujqësorë si dhe disenjimi i ueb-faqes.

Përfitimi i këtij granti nga Komisioni Evropian, vjen pas realizmit të suksesshëm të projektit në Liqenin e Batllavës, ku Komisioni Evropian investoi 325 mijë euro