Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bashkimi Evropian planifikon te mbroje farmeret perballe tregtareve - Bujqesia.eu

Bashkimi Evropian planifikon te mbroje farmeret perballe tregtareve

0

 

 

BE-ja pritet të nxjerrë ligje të reja për të mbrojtur fermerët nga shitësit e mëdhenj. Supermarketet insistojnë se nuk janë ata përfituesit. Tani për tani supermarketet janë shndërruar në shinjestrën e BE-së. Brukseli është vënë në pozitë për vite me radhë sepse nuk dinte se si t’i përgjigjej ankesave dhe akuzave të fermerëve në lidhje me faktin se ata nuk kanë pothuajse asnjë lloj të drejte kontraktuale kundër titanëve të tillë si Tesco e Britanisë dhe Carrefour i Francës.

Kërkesa kryesore e fermerëve është se BE-ja duhet të nxjerrë legjislacionin e duhur për t’i dhënë fund praktikave të padrejta tregtare siç janë pagesat e vonuara nga supermarketet dhe kontratat abuzive. Deri më tani, Komisioni është përpjekur ta paraqesë veten si një ndërmjetës neutral në këto grindje të hidhura dhe komplekse në lidhje zinxhirin e furnizimit me ushqime. Por kjo gjë ndryshoi të premten e kaluar, kur Komisioneri Europian për Bujqësinë, Phil Hogan, nisi një sulm të papritur kundër supermarketeve. Ai e deklaroi një gjë të tillë gjatë fjalimit që mbajti në Kështjellën e Dublinit dhe njoftoi se do të synonte të hartojë legjislacion për të mbrojtur fermerët nga supermarketet. Z. Hogan ishte shumë kategorik rreth asaj që deklaroi dhe e shprehu mjaft qartë se kush ishte për t’u fajësuar. “Konkretisht, supermarketet tani gëzojnë “super fuqi” për shkak të efektit të dyfishtë të globalizimit në rritje dhe një niveli të lartë përqendrimi brenda Europës”, tha ai. “Kjo u jep një farë “supremacie” mbi prodhuesit primar. “Mosbalancimi ndërmjet negociatave së përcaktuesve të çmimeve dhe marrësve të çmimeve është i zymtë, duke çuar në një situatë ku ekziston një “faktor frike” i vërtetë për fermerët, si pasojë e vonesave të pagesave dhe dhimbjeve të tjera të kokës”, tha ai në Dublin. Analisti i shitjeve me pakicë, Kantar, shprehet se zinxhirët e Tescos, Sainsburys dhe Asdas kontrollojnë afërsisht 60 për qind të tregut të ushqimeve në Angli. Në Francë, Carrefour, E. Leclerc dhe Intermarché kontrollojnë më shumë se 55 për qind. Fjalimi i ashpër i komisionerëve kundër shitësve të ushqimit shkaktoi një stuhi të telefonatash dhe takimesh emergjente të lobistëve të supermarketeve në Bruksel të shqetësuar për një sulm ndaj asaj që ata argumentojnë se duhet të mbetet një treg i lirë.
Shpërndarës apo përfitues?
Propozimi legjislativ i Hoganit pritet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë rregulla të reja që kanë për qëllim përmirësimin e transparencës së çmimeve në treg dhe rritjen e fuqisë së kooperativave bujqësore në mënyrë që fermerët të përballen me më pak probleme të tilla si pagesat e vonuara, kontrata të negociuara keq apo fuqi të kufizuar të negociatave.

Një tjetër ide që Brukseli shqyrtoi pas marrjes së rekomandimeve nga një grup i pavarur ekspertësh vitin e kaluar, do t’i detyronte vendet të vendosin të ashtuquajturit “rregullatorë” të produkteve ushqimore, të cilet mund t’i gjobisin supermarketet nëse ata sillen padrejtësisht me fermerët. Mbretëria e Bashkuar e ka nisur tashmë një iniciativë të tillë dhe në vitin 2015, u përball me faktin se supermarketi Tesco nuk i kishte paguar fermerët për mallrat e tyre për më shumë se një vit pas mosmarrëveshjeve mbi shumën që ai i deturohej atyre. Megjithatë, rrjetet e supermarketeve si Lidl dhe Carrefour, thonë se po shinjestrohen me pa të drejtë. Ata aktualisht blejnë shumë pak produkte direkt nga fermerët dhe në vend të kësaj merren me përpunues të mëdhenj si Arla, Nestle dhe Danone. Shumë nga shitësit këmbëngulin që këto padrejtësi bëhen nga bizneset e përpunimit dhe jo nga supermarketet. “Por e gjithë kjo është një tregim i sajuar nga komuniteti bujqësor, në ëmnyrë të tillë që për të gjitha problemet e tyre të fajësohen shitësit”, u shpreh Neil McMillan, Drejtor në EuroCommerce, një industri lobuese që përfaqëson grupe supermarketi të tilla si Carrefour, Tesco dhe Lidl.