Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 BE-ja ndalon importet e peshkut nga Belize, Kamboxhia, dhe Guinea - Bujqesia.eu

BE-ja ndalon importet e peshkut nga Belize, Kamboxhia, dhe Guinea

0

fishesLista e zezë, së pari e propozuar nga Komisioni Evropian dhe më pas e vulosur nga shtetet anëtare të hënën me 24 mars, është e para për BE-në nën rregulloren mbi peshkimin e parregullt dhe të paligjshëm dhe jo të raportuar që nga viti 2010.
” Unë dua që shtetasit e BE të dinë se peshku që ata konsumojnë është i qëndrueshëm , nga do që ai vjen. Ne jemi duke lëvizur në mënyrë të qëndrueshme në atë drejtim , “tha komisionerja e BE-së për peshkimin Maria Damanaki në një deklaratë .

Ndalimi u vendos për shkak se ato nuk janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare të peshkimit . Ligjet përcaktojnë rregulla për të parandaluar veprimet e paligjshme të peshkimit .

Me 10 milion euro eksporte të peshkut në vit , vlera e eksporteve të tyre në BE është relativisht e ulët , por OJQ-të thonë se kjo dërgon një sinjal të fortë për vendet e tjera të mëdha eksportuee të peshkut në listën e paralajmërimit të komisionit .
BE-ja importon rreth 65 përqind të peshkut që konsumon .

Koreja e Jugut dhe Gana figurojnë ndër eksportuesit më të mëdhenjë në Bashkimin Evropian. Të dyja, duke përfshirë edhe ishullin e vogël të Karaibeve të Kurakaos , janë tani në radarin e komisionit dhe ka gjasa të përballem me sanksione të mundshme .

Të tria vendev u janë lëshuar paralajmërime nëntorin e kaluar për të rritur standardet për të përmbushur ligjet ndërkombëtare të peshkimit ose rrezikojnë ndalimin e eksporteve