Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 BERZH i jep 75 mln € garanci për kreditimin e bujqësisë në Shqipëri - Bujqesia.eu

BERZH i jep 75 mln € garanci për kreditimin e bujqësisë në Shqipëri

0
bujqsia-e-anashkaluar_hd
Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Bankën Europiane për rindërtim dhe Zhvillim( (BERZH), që do të krijojë një fond garancimi për kreditimin e bujqësisë, në shifrën e 75 milionë eurove.
“Kemi kënaqësinë të prezantojmë këtë program në mbështetje të zhvillimit të sektorit të bujqësisë bashkë me BERZH. Ne besojmë se ky është hapi i duhur për t’u ndërmarrë për arritjen e objektivave të Qeverisë për rritje domethënëse të huadhënies në sektorin e agrobiznesit, e cila është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori” tha Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
Programi për mbështetjen e agrobiznesit nga BERZH synon të përmirësojë mundësitë e financimit për agrobizneset vendase duke ofruar linja të dedikuara kredie për bankat shqiptare dhe institucionet mikrofinanciare apo duke ndarë me ata riskun e huadhënies në sektorin e agrobiznesit.
Ky program do të përfshijë gjithashtu asistencë teknike për rritjen e kapaciteteve dhe trainime nga programi i BERZH për Mbështetjen e Bizneseve të Vogla.
“Shqipëria ka një potencial të madh e të pashfrytëzuar në sektorin e agrobiznesit. Fragmentimi, informaliteti dhe mundësitë e kufizuara për financime përbëjnë pengesë për zhvillimin e këtij potenciali. Bashkë me autoritetet shqiptare, ne kemi kënaqësinë të prezantojnë sot, Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri,” deklaroi Christoph Denk, Drejtori i BERZH në Shqipëri.
Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar 1 miliardë euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.