Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bie prodhimi vendor! - Bujqesia.eu

Bie prodhimi vendor!

0

prodhimi vendor

Prodhimi vendor në Kosovë është duke rënë në vazhdimësi, për shkak të konkurrencës jolegale që po iu bëhet këtyre nga prodhues të vendeve të rajonit, por edhe më gjerë. Sipas prodhueseve çdo ditë e më shumë sektori prodhues në Kosovë po ballafaqohet me sfida të ndryshme.

Mosfunksionalizimi i institucioneve në vend, po vlerësohet të jetë arsyeja se sektori prodhues ka shënuar rënie. Safet Gërxheliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se prodhimi në vend ka shënua rënie. Sipas tij, janë dy dimensione që kanë ndikuar të këtë rënie, dimensioni klimatik dhe ai institucional.

“Prodhimi sivjet ka pasur sfidat e veta, ku shumë kultura janë dëmtuar dhe besoj se do të ndikojë në rënien e këtyre rendimenteve.

Ndërsa, në aspektin institucional ka pasur hapa pozitiv, por që nuk mjaftojnë që në të vërtetë prodhimi në Kosovë të ketë atë prioritetin e vet” ka thënë ai. Sipas tij, vetë faktin se kemi disa ngritje të çmimeve të lëndës së parë, dhe shumë hapa të tjerë, të cilët ndikojnë që prodhimi vendor të ulë konkurrentshmërinë dhe në këtë mënyrë të vije që të dëmtohet prodhimi. Sipas kryetarit të OEK-ut, se sektori prodhues në Kosovë është duke u ballafaquar me sfida të shumta.

“Sektori prodhues kërkon jo vetëm mbështetje, por edhe mbrojtje. Në këtë drejtim është më se e vërtetë se është duke u ballafaquar me një konkurrencë jolegale dhe kur i shihni se vendet e rajonit dhe më gjerë kanë politika agresive për të mbështetur prodhimin dhe për të rritur eksportet”, ka thënë ai.

Sipas tij, për sektorin prodhues duhet bërë më tepër. “Duhet bërë më tepër sepse është një indikator i vetëm që mund të sigurojë vende të reja të punës, punësim të lartë të pagesave dhe kontribut në aspektin social në Kosovë dhe në fund të fundit prodhimin vendor duhet përdorur si premtim për të përmirësuar imazhin e Kosovës”, ka thënë ai. Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), thotë se Kosova ka një rënie të prodhimit, ku sipas tij kjo situatë e krijuar është si pasojë e ngërçit politik.

“Ka një rënie të eksportit të prodhimit, por edhe të punësimit, ku arsyeja kryesore pse vendi po shënon rënie të prodhimit mbetet edhe më tej ngërçi politik.” ka thënë ai. Sipas tij, vendi është duke kaluar me një situatë të palakmueshme si në sferën e politikës, ashtu edhe në atë të ekonomisë, ku sipas tij, kjo situatë e krijuar mbetet një përgjegjësi e madhe e politikës.

Sipas kryetarit të AKB-së duhet bërë më shumë rreth prodhimit vendor, pasi që sipas tij, Kosova me gjithë potencialet e veta nuk po arrin të ketë ngritje të eksportit./Zeri/