Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bima e lashtë Ilire - Bujqesia.eu

Bima e lashtë Ilire

0

gentinana lueta
Ndonese shkencetaret mendojne se gjuha ilire ka sherbyer si baze per rreth 40-50% te fjaleve qe perdoren sot ne gjuhen shqipe , realisht se si ka qene kjo gjuhe ne Lashtesi ne dijme shume pak.

Perveç emrave ilire te cilet jane gjetur kryesisht neper mbishkrimet e varreve apo qe jane permendur tek autoret antike greke dhe romake , ne sot dijme shume pak fjale origjinale te gjuheve qe kane perdorur iliret para mijere vitesh ( vetem disa dhjetera!).

Sot do te ju paraqesim pikerisht nje bime e cila dihet qe e ka ruajtur emrin e saj burimor ilir per me shume se 2000 vite. Gjithashtu ky prezentim i sotem mund te ju ndihmoje shume njerezve qe nuk e dijne se emri mjaft i perhapur femeror Gentiana e ka burimin pikerisht nga kjo bime!
Prandaj besoj se edhe disa lexues te cilet nuk ju intereson shume kultivimi i bimeve te ketilla , do te jene shume te interesuar te mesojne mbi kete bime- e cila bart nje trashegimi aq te lashte kulturore te popullit tone.

GENTIANA – GENTIANA LUTEA L.
Në qarkullim vjen: rrënja e Gentianës
Mendohet se emërtimi Gentiana rrjedh nga emri mbretit Ilir i cili ne shekullin e II para erës së re tregoj për vetit shëruese të kësaj bime. Shfrytëzimi i Gentianës për qëllime shëruese nuk ka shënua rënie deri në ditët e sotme. Gjendet në bjeshkë dhe livadhe të bjeshkëve të Evropës Jugore, Juglindore dhe Azisë së Vogël. Për shkak eksploatimit të pakontrolluar ky lloj është shumë i rrallë por gjithnjë e më shpesh vjen deri te zhdukja e saj. Për këtë shkak në Evropë edhe para disa dekadave ka filluar hulumtimi i mundësive për kultivim të këtij lloji të bimës.

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike
Gentiana është bimë e gjelbër shumëvjeçare. Karakterizohet me rrënjë jashtëzakonisht mishtake, pak ose shumë të degëzuara. Në gjendje të thatë, rrënjët janë të palosura me palosje unazore, jashtë ngjyrë kafe ndërsa nga brenda ngjyrë të verdhë, me erë të fortë dhe me shije shumë të ithët. Në kokën e rrënjës gjenden 5 -10 sytha nga të cilët çdo vit zhvillohen fletët e reja ose trungu lulë. Bimët e reja (vjetërsi3-4 vite) zhvillojnë vetëm gjethe rozetë.

Gjethet janë të madhe me formë elipse me një nervaturë të theksuar. Në fletë vërehen 5 -7 nervatura paralele. Trungu lulë zhvillohet vetëm në vitin 4 ose 5 të vjetërsisë së bimëve. Trungu është vertikal, jo i degëzuar, i zbrazët dhe arrijnë lartësie dhe mbi 1,5 m. Gjethet në trung janë shumë më të vogla dhe janë të shtrira. Lulet janë ngjyrë të verdhë të arit dhe të grumbulluara në grupe në formë të gjëndrave mbrojtëse të renditura në nyje të trungjeve, gjegjësisht në sqetullat e gjetheve. Fryti është kapsula në të cilin janë deri 100 fara.

Fara është e shtypur shumë më e zgjeruar më afër bërthamës që i jep pamje të krahëve. Mbështjellësi farës paraqet 18-20% të farës. Pesha e 1000 farave të grumbulluara nga bimët vetë mbirëse në vendin tone është 0.82-0.88 g dhe mund të jetë edhe deri në 1.3 g. Në masën e farës gjenden edhe 30% fara të zbrazëta ose jo të zhvilluara. Kjo e dhënë duhet të merret parasysh gjatë përcaktimit të farës për mbjellje. Fara shumë vështirë mbin për këtë para mbjellës duhet në mënyrë të veçantë ti qasemi.

Përbërja kimike dhe përdorimi bimës së Gentianës
Rrënja Gentianës, si pjesë e cila shfrytëzohet, përmban glikozide të hidhura (genciopikrn 2- 3.5%, amarogencin 0.15 – 0.20%).
Këto materieve i japim rrënjës një shije të forte të hidhur. Përveç këtyre rrënjët përmbajnë edhe amarosverin, amaropanin, derivate ksantonike (japin ngjyrë të verdhë rrënjëve), disa alkaloidë piridinë etj. Rrënjët shfrytëzohen si materie e hidhur për forcimin e organizmit, për përmirësimin e apetitit te sëmundjet e organeve për tretje dhe shfrytëzohen edhe kundër anemisë.

Nga rrënjët e Gentianës prodhohet një numër më i madh i preparateve të ndryshme për nevoja të mjekësisë; ekstrakte të lëngshme, tinktura, vera shëruese etj. Megjithatë, sasitë më të mëdha të rrënjëve të Gentianës harxhohen në prodhimet e pijeve alkoolike.

Kushtet e suksesit
Klima – Gentiana e vetë mbirë rritet vetëm në rajonet malore. Në Kosovë rritet në Bjeshkët e Sharrit, Nemuna, Shalë të Bajgores etj. Ka sukses në lartësi mbidetare 800 – 2500 m. E vetë-mbira rritet në tokat strukturore të livadheve dhe kullosave të bjeshkëve si dhe në rajonet me halorë.

Në disa rajone të bjeshkës për shkak të shfrytëzimit të pa kontrolluar mund të gjendet vetëm në vendet ku është e pamundur qasja, gjegjësisht vetëm atje ku vjelësit e pandërgjegjshëm nuk kanë mundur ti ofrohen atyre.

Toka – Për kultivim duhet të jetë e thellë, pa skelet, kapacitet të mire ajror dhe përshkueshmërinë mire për ujë. Rekomandohet që Ph nuk duhet të jetë më shumë se 6.5. Rajonet malore mbi 1,100 m.l.m duket se ndikojnë pozitivisht në prodhimin e materjeve të hidhura, kështu që rrënja e Gentianës nga këto lartësi përmban më shumë se 50% amarogentina se sa rrënja e Gentianës nga lartësia mbidetare 450 m l.m. Në princip kërkon vendbanime të ftohta (freskëta).

Kultivimi
Qarkullimi bimor – Gentiana kultivohet si kulturë shumëvjeçare.

Cikli i Prodhimtarisë më së shpeshti zgjatë 5 vjet. Nga kjo arsye atë duhet të mbjell pas atyre kulturave të cilat token e mbajnë të pastër nga barojat. Si para kulturë janë të përshtatshme drithërat.

Punimi tokës – Meqenëse kultura mbetet në parcelë për 5 vite është e nevojshme punimi i thellë tokës para mbjelljes së Gentianës.

Punimin themelor të tokës duhet të kryhet sipër çdo kulture tjetër të kultivuar. Nëse mbjellja bëhet në vjeshtë, atëherë lëvrimin duhet të bëhet në thellësitë plotë, menjëherë pas lirimit të ngastrës nga kulturat e mëhershme. Përgatitjen para mbjelljes po ashtu duhet të kryhet menjëherë. Në rast se mbjellja kryhet në pranverë, toka e lëvruar mbetet në brazda të hapura që të dimërojnë.

Shumimi – Gentiana shumohet me farë edhe atë nëpërmjet prodhimit të fidanëve. Për shkak të pranisë së qetësisë, fara e Gentianës duhet patjetër të kalon procedurat e përgatitjes së farës. Njihen shumë mënyra të ndërprerjes së përgjumësisë së farave tek ky lloj.

Mbajtja e farës së lagësht në temperature rreth 2°C në kohëzgjatje 10 javë (70-75 ditë). Pas kësaj periudhe, fara është e gatshme për mbjellje.

Substrati me farë në kontejner, vendoset në dimër jashtë në Janar nën ndikimin e reshjeve të borës deri në Prill. Vjen në shprehje edhe mbjellja në fushë të hapur. Bimët mugullojnë gjatë pranverës dhe zhvillohen gjatë vitit, kurse për trapiantim janë të gatshme në vjeshtë ose pranverën e ardhshme.

Trajtimi farës me tretjen e acidit giberelinik, në koncentrim 200 ppm në kohëzgjatje prej 24 orëve, pas së cilës fara është e gatshme për mbjellje.

Mbjellja e farës – së përgatitur kryhet në lehë ose kontejner në varësi nga tipi i prodhimit. Fara mbulohet me një shtresë të hollë të substratit – disa mm. Mugullimi më i mirë është në temperaturë prej 18 – 20°C. Mbirja në këso kushte fillon 10 – 14 ditë dhe pas kësaj temperaturat optimale për zhvillim janë 18°C gjatë ditës dhe 12°C gjatë natës. Për tre muaj bimët arrijnë fazën në të cilën mund të trapiantohen në vend të përhershëm. Kjo zakonisht kryhet në vjeshtën e hershme ose kryhet në pranverën e ardhshme.

Meqenëse fidanët kështu të fituara janë shumë të imëta dhe parcelat për prodhim shpesh janë me përbërje të lartë të barojave, fidanët për shkak të arsyeve praktike mund të lihen edhe një vjet në leje të hapura por këtyre në këso situate duhet tu sigurohet hapësirë e mjaftueshme vegjetative.

Trapiantimi në parcelë kryhet në distance rendore i cili mundëson punimin mekanizues ndërmjet rendeve, dhe kjo është më së shumti 50-70 cm. Distanca në mes bimëve në rend duhet të jetë rreth 20 cm që siguron 700-1000 bimë në rend. Përputhshmëri e mire e bimëve siguron një rendiment të lartë dhe është shumë e rëndësishme për ekonomizimin e përgjithshëm të prodhimit.

Kujdesi
Kultivimi ndërmjet rendeve dhe mihja – janë masa të rregullta të përkujdeset të cilat kryhen sipas nevojës varësisht para se gjithash nga paraqitja e barojave. Në vitet e para kryhen 3-5 herë në vit meqenëse kemi të bëjmë me bimë shumë të ndjeshme të cilat ngadalë rriten dhe nëse nuk ju lirohet hapësira vegjetative nga barojat kryej prodhimi jashtëzakonisht ngadalësohet.

Ujitja e Gentianës – është gati nevojshme rregullisht në vitin e parë pas trapiantimit. Atëherë rrënja është e vendosur shumë cekët dhe çdo mungesë e lagështisë shprehet në mënyrë jo të mjaftueshme në rritjen dhe zhvillimin. Në vitet e më vonshme ujitja është e domosdoshme me rastin e lajmimit të periudhave të gjata të tharjes.

Vjelja – Rrënja e Gentianës nxjerrët në vitin e pestë të vegjetacionit, në pranverë nëse shfrytëzohet për qëllime farmakologjike dhe në vjeshtë nëse shfrytëzohet në industrinë e likereve – pijeve alkoolike. Rrënja nxjerrët me një plug një pa plor ose shfrytëzohet mekanizimi për nxjerrjen e kulturave tjera rrënjore. Rrënja e nxjerr pastrohet nga dheu dhe lahet me ujë.
Tharja – Rrënja e freskët prehet në rrathë dhe thahet në tharëse në 60°C brenda 24 orëve. Rrënja e thatë menjëherë paketohet sepse shumë lehtë i nënshtrohet ndikimit që me marr lagështinë. Nëse prodhimi dedikohet prodhimit të likerit , tharja e rrënjës nuk është e domosdoshme.

Rendimenti – Në dendësitë kultivimit të 100,000 bimëve për ha, rendimenti rrënjës së njomë sillet ndërmjet 24-40t/ha, që pas tharjes i përgjigjet rendimentit nga 5 – 8 ton. Në dendësinë të rrallë (rreth 50,000 bimëve për ha, rendimenti është rreth 12 – 15 t/ha të rrënjëve të freskëta