Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bima me lulen qe vdes dhe rilindet çdo dite! - Bujqesia.eu

Bima me lulen qe vdes dhe rilindet çdo dite!

0

tulipani

TULIPANI I DITES
Kjo bimë lulen e saj e hapë në mëngjes, kurse në të njëjtën mbrëmje vdes
Në kërcyellin e lules të tulipanit të ditës (Hemerocallis s.p.) çdo mëngjes hapet lulja e re. Në të njëjtin kërcyll të lules pjesë të lules mbesin edhe disa ditë si përkujtues për të kaluarën kurse afër tyre ditën e tyre e presin edhe disa lule të reja. Loja e lindjes dhe e vdekjes tek kjo lule është karakteristikë që në zakonisht kënaqemi gjatë muajit qershor dhe korrik. Pas kësaj periudhe kërcyllat e luleve do të mbesin të zhveshura dhe do të mbesin vetëm gjethet e gjata dhe të bujshme. Kopshtari duhet t’i pres këcyellin e thatë, në mënyrë që gjethet të mbajnë sa më gjatë freskinë dhe ngjyrën.
Tulipani i ditës rritet si gëmushë e shpeshtë dhe me të drejtë mund të quhet si zonë tamponi që me sukses mund të mbrojë nga veriu dhe të ruajë lagështinë që është shumë e rëndësishme për muajt e verës. Kjo lule vetë zgjerohet nga rrënjët nëntokësore që formohen në afërsi të bimës amë. Në saje të kësaj cilësie, këto lule nuk është vështirë të shumohen, pa marrë parasysh stinët e vitit.
Bimët e reja, që janë rritur gjatë pranverës dhe verës, janë mjaftë të fuqishme dhe të mëdha, kështu që mund t’i nxjerrim pa problem dhe t’i mbjellim në një vend të ri në kopsht. Preferohet që të mbillen një numër më i madh i filizave të rinj sepse tulipani ditor duket i bukur vetëm kur mbillet në shumë sasi të filizave. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me bimët “e vjetra” të cilat dëshirojmë t’i rionojmë.
Të gjitha bimët shumëvjeçare, kështu që edhe tulipani ditor në duken bukur pa mbarim, por vetëm 7-8 vjet pas mbjelljes. Pas kësaj periudhe duhet të nxirren nga toka, të ndahen dhe të mbillen përsëri në tokë të plehëruar në një distancë prej 30 deri 40 cm. dhe qysh në pranverën e ardhshme bima do të lulëzojë bukur dhe në sasi të madhe.