Bima Menta (I)

0

Menta

Menta është vetëm bimë kultivuese dhe prodhimtaria saj haset në krejt botën. Kultivohet kryesisht varieteti anglez Mitcham, mirëpo ekzistojnë edhe disa varietete tjera.

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike
Menta është bimë shumëvjeçare, me lartësi 30 deri 80 cm, nga kërcejt rozetë të degëzuar. Trupi është shkurr, rrënjët janë xhufkore, dobët të zhvilluara dhe në tokë krijojnë masën e kërcejve nëntokësor nga të cilat zhvillohen në numër shumë të madh kërcejt mbitokësor. Më vonë kërcejve nëntokësor përdoren për mbjelljen e mentës (kryesisht në vjeshtë).

Gjethet e mentës janë me bishta të shkurtër eliptike gjatësore dhe buzët i kanë të dhëmbëzuara me nerva të theksuar të gjatë 4 deri 7 cm. Faqja e sipërme e fletëve është me ngjyrë të gjelbërt të mbyllur dhe të lëmuar, kurse faqja e poshtme me ngjyrë të gjelbër të ndritshme.

Degët e mentës përfundojnë me lulesë të përbërë nga 6 deri 7 lule. Lulet janë të imëta dhe gjenden në maje të degëve të cilat degëzohen nga sqetullat e gjetheve. Lulet janë më ngjyrë të kuqe në roze ose ngjyrë vjollce.
Bima përmban më së shumti vaj eterik në fillim të lulëzimit. Lulëzon nga qershori deri në shtator.

Përbërja kimike dhe përdorimi i bimës së Mentës
Gjethet e thara të mentës përmbajnë 2-4% vaj eterik kurse herba 1-2%. Shfrytëzohet shumë në mjekësi, për prodhimin e çajave, për shërimin e organeve të tretjes dhe organeve të frymëmarrjes, në kozmetikë, farmaci dhe industrinë ushqimore.

Kushtet e rritjes
Klima – Ka sukses në vendet me klimë të lagësht. Ka një areal shumë të gjerë të shtrirjes dhe ka sukses gati në të gjitha vendet. Nuk ka kërkesa të veçanta ndaj nxehtësisë por temperaturat e ulëta në periudhën vegjetacionit shumë vështirë i përballon. Pjesët mbitokësore dëmtohen porsa temperaturat bien në 0°C. Menta ka preferencë shumë për dritë. Mund të kultivohet edhe në temperatura të larta por jo mbi 800 m lartësi mbidetare sepse ajo ndikon negativisht në rendimentin e mentës. Nuk e duron thatësinë sepse kjo bimë ka një sistem të zhvilluar të kërcejve nëntokësor – stoloneve dhe ka një sistem rrënjor dobët të zhvilluar dhe kryesisht të vendosur në sipërfaqen tokësore.

Toka – I përshtaten tokat ranore, aluviale dhe të pasura kurse tokat e rënda nuk i konvenojnë. I përshtaten tokat me aciditet të dobët deri në neutral.

Kultivimi
Qarkullimi bimor – Menta vazhdimisht kultivohet në qarkullim bimor për shkak të kërkesave të shumta për materieve ushqyese si dhe nuk është rezistence ndaj ndryshkut të gjethit. I përshtaten tokat që kanë qenë të mbjellura me kultura mihëse. Në të njëjtën parcelë qëndrojnë 3 vite kurse në të njëjtën parcelë mund të kultivohen pas 3 deri 5 vitesh.

Përpunimi tokës – Punimi themelor i tokës është shumë i rëndësishëm sepse sipërfaqja e tokës duhet të jetë e shkrifët, siç dihet në të vendosen kërcejtë nëntokësor – stolonet. Duhet të sigurohet sa më shumë ujë dhe duhet mënjanuar barojat. Këto 2 operacione vijnë në konsiderim vetëm duke marrë parasysh sistemin e dobët rrënjor. Porsa të vjelët parakultura menjëherë duhet të fillon punimi tokës. Së pari me një ugar të lehtë me thellësi15 cm kurse në vjeshtë me një lëvrim të thellë deri 30 cm. Për mbjelljen pranverore hullitë duhet të lihen të hapura kurse për mbjelljen vjeshtore menjëherë fillohet me përgatitjen e tokës për mbjellje.

Plehërimi – Plehërimi më pleh të stallës më së shumti i përshtatet kur ajo është vendosë tek parakultura. Nëse vendoset drejtpërdrejtë para mbjelljes atëherë duhet të jetë jashtëzakonisht i djegur.