Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bioinsekticidet dhe masat biologjike në menaxhimin e integruar të dëmtuesve të mollës. - Bujqesia.eu

Bioinsekticidet dhe masat biologjike në menaxhimin e integruar të dëmtuesve të mollës.

0

lululululue

Shkruan:Prof.dr.Fadil Musa

Insekticidet mikrobiale (bioinsekticidet), janë zhvilluar ngapatogjenët e insekteve sikurse janë viruset, bakteret apo kërpudhat. Ato kanë shumë përparësi në raport me pesticidet tradicionale. Ato janë më selektive, zakonisht jo toksike për predatorët dhe parazitët, si dhe paraqesin kërcënim shumë të ulët për mjedisin jetësorë. Bioinsekticidi Bacillus thuringiensis (Bt) është efikas ndaj larvave të insekteve nga rendi lepidoptera sikurse janë krimbi i mollës, krimbat e murrën, etj. Ky preparat nuk është insekticid me veprim kontakti por që të jetë efikas duhet të konsumohet dhe të arrij në traktin digjestiv të dëmtuesit për të cilin përdoret. Kur gëlltitet preparati, ai prodhon një biotoksin i cili krijon vrima në shtresën e stomakut të dëmtuesit prej nga sporet e bakterit depërtojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe e helmojnë atë. Sapo të arrihet doza toksike në organizmin e larvës ajo ndërprenë të ushqyerit por mund të mbes gjallë për disa ditë. Bt është më shumë efikas ndaj larvave të reja pasi atyre u duhet sasi më e vogël e preparatit për të shkaktuar ngordhjen e tyre në raport me larvat e moshuara. Virusi granuloz i krimbit të mollës është insekticid mikrobial shumë selektiv i cili për të qenë efikas ai duhet të konsumohet nga larvat e sapoçelura dhe trajtimi i atyre larvave me këtë preparat të jetë i shpeshtë. Të dyja, si Bt ashtu edhe virusi granular kanë jetë dhe efikasitet shumë të shkurtër prej 3 deri 7 ditë. Ato janë jo të qëndrueshëm ndaj dritës së diellit (fotolabile) së këndejmi duhet të aplikohen më shpesh se insekticidet tradicionale për të arritur kontroll adekuate. Duke pas parasysh se larvat duhet të konsumojnë këto preparate është esenciale që mbulimi i tyre të jetë maksimal .
Masat biologjike janë një segment mjaft i rëndësishëm në kuadër të menaxhimit të integruar të dëmtuesve ku armiqtë natyrorë (predatorët dhe parazitët), shfrytëzohen për të kontrolluar dhe mbajtur nivelin e populacioneve të dëmtuesve nën pragun kritik. Çdo dëmtues ka armiq natyrorë, por se a kanë potencial ata të mbajnë nën kontroll kopulacionet e dëmtuesve vështirë se mund të parashikohet. Në mënyrë që shfrytëzimi i masave biologjike të ketë sukses në zbatimin e MID është e nevojshme të kemi njohuri rreth ciklit jetësorë, biologjisë dhe ekologjisë si të dëmtuesit ashtu edhe armiqve natyrorë.Masat biologjike si të vetme nuk ofrojnë efikasitet të mjaftueshëm në menaxhimin e dëmtuesve kështu që ato duhet të kombinohen dhe të plotësohen edhe me masa të tjera për një zbatim të suksesshëm të menaxhimit të integruar të dëmtuesve. Kontrolli biologjik mund të jetë: konzervativ, kur armiqtë natyrorë shfaqen vetvetiu dhe favorizohet rritja e populacioneve të tyre përmes diversifikimit të llojeve bimore, augmentativ, kur armiqtë natyrorë shtohen në sipërfaqe të caktuar për shkak të rënies natyrore të numrit të tyre dhe klasik, kur në një vend të caktuar futen armiq natyrorë të cilët më parë nuk kanë ekzistuar në atë vend. Armiqtë natyrorë kanë potencial për të mbajtur nën kontroll shumë dëmtues sikurse janë vemjet e fluturave, morrat e bimëve, merimangat, minatriqet, psillat si dhe shumë dëmtues të tjerë.Armiqtë natyrorë (predatorët dhe parazitët), ushqehen apo parazitojnë faza të caktuara të dëmtuesve të ndryshëm duke zvogëluar numrin e këtyre dëmtuesve. Prej tyre dallohen sidomos mollëkuqet e ndryshme (Adalia bipunctata, Coccinella septempunctata, Hippodamia convergens, etj.), krahëqelqoret (Chrysopa spp.), grerëzat e ndryshme (Trichogramma evanescens, Encarsia formosa), etj.

Calla apo lulja që rritet në vende të hijezuara
Calla bën pjesë në Familjen e Araceae. Në këtë familje hyjnë lloje me karakteristika të ngjashme me këlkazën që rritet në vendin tonë. Në kulturën e bimëve të zbukurimit njihen gjerësisht:Calla aethiopica L. ose Zantedeschia aethiopica Spreng.Karakteristikë e tyre është rritja në vende të hijezuara, me një lagështi të tepërt të substratit. Gjethet janë të gjelbërta me pikësime të bardha. Preferon toka me pH 5-5,5.
Preferon ambiente të ajrosura, me temperaturë 10–12oC. Bimët rriten gjatë dimrit prandaj gjatë kësaj kohe kërkojnë ujitje të bollshme si dhe çdo 10 ditë ushqim plehërues. Nga fundi i muajit maj fillon periudha e qetësisë. Në këtë kohe ujitjet rrallohen aq sa të mos tejthahet dheu dhe plehërimet plotësuese ndërpritet. Qetësia e bimës vazhdon deri në muajin gusht kur fillon rritja e re.
Bimët e rritura nuk mbillen thellë pasi rrënjët sipërfaqësore kërkojnë ajër të freskët.
Për këtë arsye përdoren vazo të gjëra dhe të cekta. Shumohet me farë ose me ndarjen e rizomës. Bimët e fituara nga fara lulëzojnë pas dy vjetësh. Shumimi me ndarje është mënyra më e praktikueshme. Bimët mëmë, në muajin maj ndahen në copa që vihen për rrënjëzim në shtretër.
Copat e vëna për rrënjëzim ajrosen, mbrohen nga rrëzët e diellit dhe spërkaten herë pas here. Pas rrënjëzimit përdoren ushqime suplementare nëpërmjet ujitjeve. Gjatë muajit shtator bimët e reja mbillen në serë në temperaturë 10-12 C me një ndriçim dhe lagështi ajrore të mjaftueshme të cilët influencojnë në rritjen dhe zhvillimin e bimëve të shëndetshme.Callat përdoren për zbukurime por edhe për lule të prera, për lulet e bukura.