Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bizelja, një ushqim që i duhet organizmit tuaj - Bujqesia.eu

Bizelja, një ushqim që i duhet organizmit tuaj

0

Bizelja 1

Bizelja është një ndër ushqimet e cila ka një rol të rëndësishëm në shumë restorante, pasi ajo përmban shumë proteinë dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve. Mjaftojnë vetëm 100 gramë bizele për ta furnizuar trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa salsiçet me patate të skuqura ose një pjesë torte me krem.

Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër traktin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtete antistresues, pohon eksperti vjenez I shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është poashtu një shujtë ideale për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si dhe shikimin dhe koncentrimin.