Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bizelja përdoret edhe si ushqim për kafshë - Bujqesia.eu

Bizelja përdoret edhe si ushqim për kafshë

0

BIzele

Fermerët në vend, krahas kultivimit të kulturave që përdoren për ushqimin e njeriut, po kultivojnë edhe kultura të përdorshme për ushqimin e kafshëve. Njëra ndër kulturat, e cila ka filluar të kultivohet edhe për ushqim për kafshë është edhe bizelja, e cila sipas fermerëve është tepër e dobishme për qumësht dhe majmëri.
Pjeter Milici nga Zllakuqani i Klinës, është njëri ndër fermerët, i cili e kultivon bizelen. Ai tregon se bizelen e kultivon si ushqim për kafshë. “Ka shumë vite që bizelen e kultivoj, por atë e bëj për përdorim të ushqimit për kafshë”, ka treguar ai.
Ky fermerë thotë se përdorimi i bizeles për ushqim për kafshë është shumë i mirë, pasi ai edhe mund të përzihet edhe me koncentratet e tjera. “Bizelja si ushqim për kafshë mund të përzihet edhe me koncentrate të tjera e po ashtu në dy mënyra. Si ushqim i gjelbër përdoret për kafshët qumështore ndërsa si drithë përdoret për majmëri”, ka treguar Pjetër Milici.
Ai thekson se këtë kulturë e kultivon edhe për të ndërruar kulturat e kultivuara në një parcelë. ”Kultivimin e bizeles e bëjë edhe për të ndërruar kulturat e kultivuara në një parcelë për çdo vit të njëjta, krejt kjo në mënyrë që mos të kultivohet vetëm gruri në të”, tha fermeri Milici. Ai tregon se nuk ka marrë përkrahje tjetër përveç subvencioneve për grurë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kurse, Prof Dr. Ragip Kastrati, i cili ligjëron lëndën “Të ushqyerit e kafshëve”, në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se si ushqim i kafshëve mund të përdoren shumë ushqime me disa kombinime.
Sipas tij, edhe bizelja përveç përdorimit si ushqim për njerëz, mund të përdoret edhe si ushqim për kafshë. “Bizelja përdoret si ushqim për kafshët, në shumë si ushqim i gjelbër. Kjo kulturë mund të përdoret edhe në kombinime me ushqimet e gjelbër, të thata dhe të lëngshme te ushqimet për kafshët”, tregon profesori Kastrati.
Sipas tij, bizelja është ushqim i mirë për kafshët qumështore e po ashtu edhe për ato për majmëri.
Me kulturën e bizeles brenda një viti sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kultivohen një sipërfaqe prej 7 hektarëve me një rendiment prej 34 tonë brenda vitit./Telegrafi/