Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Blegtorët kërkojnë mbështetje më të madhe. - Bujqesia.eu

Blegtorët kërkojnë mbështetje më të madhe.

0

blegtorett

Blegtoria, është njëri ndër sektorët që viteve të fundit ka pasur përkrahjen më të madhe nga Qeveria e Kosovës e nga organizatat vendore e të huaja. Investimet nëkëtë sektor ishin fokusuar në rritjen e numrit të bagëtive, duke i subvencionuar fermerët për krerë, e po ashtu ky sektor është mbështetur edhe përmes granteve investive në zgjerimin dhe modernizimin e fermave të tyre. Në kuadër të kësaj përkrahje kanë përfituar fermer nga i gjithë vendi, e të cilët kanë arritur që në këtë mënyrë të shtojnë prodhimtarinë blegtorale. Por, jo të gjithë ata që merren me këtë sektor kanë arritur të përfitojnë. Njëri ndër këta fermer, i cili thotë se deri më tash nuk ka pasur përkrahje nga qeveria e as nga komuna, është Valon Berisha, nga komuna e Pejës, i cili me blegtori merret tash e disa vjet. Ai tregon se ky është njëri ndër sektorët, i cili ka leverdinë mjaft të madhe, por që për të zhvilluar më tej këtë veprimtari i duhet përkrahje financiare.
“Aktualisht në fermën time kamë 7 lopë qumështore dhe një mëshqerr, ku edhe prodhimtarinë e qumështit e kam mjaft të mirë, dhe për shitjen e tij nuk kam ndonjë problem, veç se nuk jam i kënaqur me çmimin e shitjes pasi që një litër qumësht arrin nga 27 deri në 28 cent”, thotë ai. Krahas lopëve qumështore, ai tregon se në fermën e tij arrin të mbajë edhe 35 krerë dele, ku leverdia sipas tij po del të jetë më e madhe me qengja se sa më qumësht.
Deri më tash, fermeri Valon Berisha, tregon se nuk ka marrë përkrahje financiare për veprimtarinë e tij blegtorale, as nga komuna e as nga qeveria. “ Kam aplikuar edhe sivjet për të përfituar përkrahje nga qeveria dhe jam duke pritur ende se a do të jem apo jo përfitues i granteve të Ministrisë së Bujqësisë”, thotë Berisha.
Planet e tij janë për të zgjeruar fermën e tij edhe me më shumë krerë të lopëve qumështore, por që për këtë i nevojitet një mbështetje e madhe, pasi që me forcat e veta nuk mund të arrijë edhe të zgjerohet.
Kurse Xhevdet Sejdiaj, këshilltar komunal për bujqësi në Pejë, ka treguar se në ketë komunë ka numër të madh të fermerëve të cilët merren me blegtori. Aktualisht në këtë komunë ka rreth 9000 krerë gjedhe.
“Në komunën e Pejës janë rreth 9000 krerë gjedhe afro 6000 krerë dele dhe 850 krerë dhi. Këtë vit i kemi përkrahur 100 fermerë me nga një mështjerrë gravide me participim 30 për qind nga fermeri dhe 70 për qind nga komuna”, tha Sejdaj.
Sipas tij, në fazën e parë të instalimit të shërbimeve këshillimore, fluksi është i vogël, i ndikuar edhe nga periudha e dimri.
Ndërkaq, në Ministrinë e Bujqësisë, thonë se të gjithë ata fermer që plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjet për aplikim, arrijnë të jenë përfitues të subvencioneve dhe granteve investive. Këta zyrtarë tregojnë se edhe sivjet kjo ministri ka investuar në rritjen e prodhimtarisë primare në sektorin e blegtorisë dhe shpezëtarisë, si dhe në përpunimin dhe procesimin e produkteve blegtorale, ku vlera e kësaj mbështetje arrin në rreth 10 milionë euro.
E gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të kësaj ministrie përmes subvencioneve janë përkrahur 5 023 mbarështues të lopëve qumështore me 2 182 750 euro, 1 081 mbarështues të deleve me 1 066 630 euro, 173 mbarështues të dhive me 89 810 euro, ndërsa përmes granteveinvestivejanë ndërtuar edhe 198 stalla apo objekte të reja në blegtori./Telegrafi/