Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bora dhe dëmtimi i të mbjellave! - Bujqesia.eu

Bora dhe dëmtimi i të mbjellave!

0

boraaaaReshjet borës që po vazhdojnë ende, sado që janë të mirëseardhura për zbutjen e thatësisë, ka frikë se mund të shkaktojnë dëme te disa kultura bujqësore.

Por, eksperti i kësaj fushe, Shukri Fetahu, thonë se për momentin nuk ka rrezik, perderisa nuk ka rënie të temperaturave. Ngricat eventuale do të kishin pasoja të rënda sidomos për pemët e hershme, shton ai.

“Tash për tash, bora është vetëm si reshje dhe nuk mund të ketë efekte negative. Ka dëmtim të pjesërishëm do të thotë te shpëlarja e polenit te pemët ato që kanë luluar. Ndërsa të këto tjerat nuk ka rrezik sepse nuk ka ngrica”, thotë Fetahu për “ekonomiaonline”.
Ai shpjegon se kur mund të vijë deri të dëmtimi i qelizave bimore. “Është një limit minimal që deri diku minus 1 deri minus 2 gradë, që nuk kalon uji në qelizë në formë të ngurtë në akull që me i prish qelizat bimore”.

Bujqit të cilët kanë filluar me mbjelljen e patates ose të kulturave tjera, nuk duhet të shqetësohen sepse reshjet e fundit nuk do të kenë pasoja për këtë kulturë bujqësore.

“Meqë është fryti nën shtresat e dheut atëherë nuk ka mundësi me depërtua ngricat edhe pse nuk ka. Mund të vonohet procesi i mbirjes por jo dëmtimi”. Nëse temperaturat do të shënojnë rënie, atëherë dëmet do të jenë të pa parashikueshme, tha Fetahu.