Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Bora nuk e dëmton bujqësinë - Bujqesia.eu

Bora nuk e dëmton bujqësinë

0

boraProfesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka deklaruar se kulturat bujqësore nuk rrezikohet nga të reshurat e borës.

“Edhe pse reshurat e borës kanë mbuluar Kosovën, nëse nuk do të ketë ngrica, atëherë nuk ka vend për panik. Kulturat bujqësore, mund të dëmtohen vetëm nëse sot ose ditëve në vazhdim ka ngrica. Nëse nuk do të ketë ngrica, atëherë për kulturat bujqësore nuk ka rrezik që të dëmtohen”, ka thënë Rusinovci për “Epokën e re”. Sipas tij, pemët mund të dëmtohen sa i përket bartjes së polenit. “Disa pemëve, të cilat veç kanë çelë apo janë në këtë fazë, bora mund t’ua shpërlajë polenin”, ka deklaruar ai