Boronica amerikane, shëndeti dhe bukuria në kopshtin e juaj

0

Boronica amerikane

Origjina e boronicës amerikane është Amerika Veriore dhe pasi që në tregun tonë është relativisht e panjohur, shpesh e ngatërrojmë me boronicën e pyllit, përkatësisht me boronicën e zakonshme. Kjo bimë është kulturë me vlerë të madhe, jo vetëm si e shijshme dhe e shëndetshme që është, por edhe si mjekuese në parandalimin dhe ndihmën e sëmundjeve të ndryshme të gjakut, karcinomit, të sëmundjeve të zemrës, për rregullimin e sheqerit dhe të yndyrës, për parandalimin e sëmurjeve të traktit urinar dhe të ngjashme.

Frytet e boronicës amerikane përmbajnë substancën antocian , atioksidant natyror që zvogëlon shtypjen e gjakut, zbrit nivelin e holesterolit, zvogëlon rrezikun për paraqitjen e kancerit, mbron nga pika në zemër dhe në tru, ofron mbrojtje nga sëmurjet kronike të mushkërive siç janë astma, bronhitisi dhe gjithashtu ndihmon edhe tek qarkullimi i dobët i enëve të gjakut në këmbë.

Fryti i boronicës amerikane përmban numër të madh vitaminash dhe minerale, posaçërisht kalcium, hekur dhe fosfor. Boronica amerikane lulëzon me lule të mrekullueshme të bardha në formë të ziles, prandaj janë dekorim i bukur për kopshtin tuaj në pranverë, por edhe në dimër kur gjethet marrin ngjyrë të kuqe dhe mbeten në degë mjaftë gjatë. Këtë bimë mund ta përdorni edhe si mur i gjallë.

Pasi që kjo bimë nuk preket nga sëmurje si shumë bimë të tjera që i kultivojmë në kopshtet tona, prandaj edhe nuk ka nevojë për trajtim me mjete për mbrojtjen e bimëve. Kështu, mund të themi se nga aspekti i kultivimit kjo bimë është kulturë e pranueshme ekologjikisht dhe njëherësh edhe lehtë për ta kultivuar.

Në sipërfaqe prej 1 hektari mund të mbillen deri 1000 trupa të boronicës amerikane , kurse lloji më i përhapur është boronica coville. Ekzistojnë edhe lloje të tjera, siç janë duka, spartanja, patriot, bluetta, që të gjitha boronica të hershme.

Tipet e boronicave amerikane mesatarisht të hershme janë: bluecrop, blueray dhe sierra.

Të vonshme: Yersey, Eliot, herbert dhe coville.