Warning: Use of undefined constant WPSocialShare - assumed 'WPSocialShare' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/wp-social-share/wp-social-share.php on line 19 Warning: session_start(): Cannot start session when headers already sent in /customers/c/4/e/bujqesia-ks.com/httpd.www/wp-content/plugins/custom-sidebars/inc/class-custom-sidebars-explain.php on line 55 Boronica amerikane - shëndeti në kopshtin tuaj - Bujqesia.eu

Boronica amerikane – shëndeti në kopshtin tuaj

0

blueberry

Origjina e boronicës amerikane është Amerika Veriore dhe pasi që në tregun tonë është relativisht e panjohur, shpesh e ngatërrojmë me boronicën e pyllit, përkatësisht me boronicën e zakonshme. Kjo bimë është kulturë me vlerë të madhe, jo vetëm si e shijshme dhe e shëndetshme që është, por edhe si mjekuese në parandalimin dhe ndihmën e sëmundjeve të ndryshme të gjakut, karcinomit, të sëmundjeve të zemrës, për rregullimin e sheqerit dhe të yndyrës, për parandalimin e sëmurjeve të traktit urinar dhe të ngjashme.

Frytet e boronicës amerikane përmbajnë substancën antocian , atioksidant natyror që zvogëlon shtypjen e gjakut, zbrit nivelin e holesterolit, zvogëlon rrezikun për paraqitjen e kancerit, mbron nga pika në zemër dhe në tru, ofron mbrojtje nga sëmurjet kronike të mushkërive siç janë astma, bronhitisi dhe gjithashtu ndihmon edhe tek qarkullimi i dobët i enëve të gjakut në këmbë. Fryti i boronicës amerikane përmban numër të madh vitaminash dhe minerale, posaçërisht kalcium, hekur dhe fosfor.

Boronica amerikane lulëzon me lule të mrekullueshme të bardha në formë të ziles, prandaj janë dekorim i bukur për kopshtin tuaj në pranverë, por edhe në dimër kur gjethet marrin ngjyrë të kuqe dhe mbeten në degë mjaftë gjatë. Këtë bimë mund ta përdorni edhe si mur i gjallë. Pasi që kjo bimë nukpreket nga sëmurje si shumë bimë të tjera që i kultivojmë në kopshtet tona, prandaj edhe nuk ka nevojë për trajtim me mjete për mbrojtjen e bimëve.

Kështu, mund të themi se nga aspekti i kultivimit kjo bimë është kulturë e pranueshme ekologjikisht dhe njëherësh edhe lehtë për ta kultivuar. Në sipërfaqe prej 1 hektari mund të mbillen deri 1000 trupa të boronicës amerikane , kurse lloji më I përhapur është boronica coville.

Ekzistojnë edhe lloje të tjera, siç janë duka, spartanja, patriot, bluetta, që të gjitha boronica të hershme.

Tipet e boronicave amerikane mesatarisht të hershme janë: bluecrop, blueray dhe sierra.

Të vonshme: Yersey, Eliot, herbert dhe coville.